Vuçiç: Ku është dallimi midis tërësisë tokësore të Ukrainës dhe asaj të Serbisë?

22 Shtator 2022, 16:32Rajoni TEMA

Vuçiç: Ku është dallimi midis tërësisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se vendi i tij mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës, ndërsa kritikoi vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke e shkelur siç tha, tërësinë tokësore të Serbisë.

Gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, menjëherë pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyy, presidenti serb tha se konflikti në Ukrainë nuk është i pari pas Luftës së Dytë Botërore në truallin e Evropës.


“Ne kërkojmë një përgjigje të qartë në pyetjen që unë ua bëj prej vitesh bashkëbiseduesve të mi, udhëheqësve të shumë vendeve – cili është ndryshimi midis sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Ukrainës dhe sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Serbisë që është shkelur rëndë dhe që shumë prej jush i jepni njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar? Unë kurrë nuk kam marrë një përgjigje racionale nga askush”, tha ai, duke e cilësuar agresion ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për t’i dhënë fund shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia.

Presidenti serb tha se vendi i tij “me durim dhe vullnet të mirë është vënë në kërkim të një kompromisi për Kosovën” në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Është një proces i vështirë, ka më shumë se dhjetë vjet që po vazhdon, por nuk shohim alternativë. Është më mirë të negociojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Jam i bindur se do të arrijmë një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, e bazuar në kompromis, sepse kjo është absolutisht e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin tonë, që është vendosja e paqes afatgjatë, si parakusht për një jetë të begatë për serbët dhe shqiptarët në rajonin tonë. Ne tashmë i kemi shteruar të gjitha mundësitë tjera dhe, të paktën për sa i përket Serbisë, nuk ëndërrojmë të kthehemi në shtigjet e konfliktit dhe gjakderdhjes. Rajoni i Ballkanit nuk mund të përballojë një konflikt tjetër”, tha presidenti serb.


Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, por të dyja vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe janë pajtuar që si pjesë e këtij procesi, të zgjidhin çështjet e pazgjidhura dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Presidenti serb tha se Beogradi po përballet me luftë hibride dhe fushata “të ndyra” që duan ta paraqesin Serbinë si kërcënim për qëndrueshmërinë rajonale si dhe për faktin që Serbia “vlerëson se politika e sanksioneve kundër Federatës Ruse askujt nuk mund t’i sjellë rezultate”.

Serbia është i vetmi vend evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.

Presidenti serb tha se popujt e Ballkanit kanë kapacitet për të vazhduar bashkëjetesën në të ardhmen si miq dhe partnerë që kanë një vizion të përbashkët për anëtarësim në një Evropë të bashkuar, duke përmendur si shembull siç tha, faktin se “Serbia dhe Shqipëria, sot kanë marrëdhëniet më të afërta dhe më miqësore në historinë e tyre të përbashkët shekullore në Gadishullin Ballkanik”./ VOA

11 Komente

  1. A
    Arben

    Ndryshimi eshte me i madh o koqe President. Populli i Kosoves flet nje gjuhe qe nuk ka lidhje me gjuhen serbe. Polulli Shiptar ka nje kulture ndryshe nga barbaret serb. Po te flasim per teresine teritoriale te populli Shqiptar apo te Shqiperise, Shqiperia do ishte shteti me i madh ne Ballkan, por ju dhe Greqia keni pasur miq ne Europe dhe moret ato toka qe nuk u takonin. Nese Rusia deshiroje te flase per teresine teritoriale para disa shekujsh, ju serbet duhet te ktheheni nga keni ardhur se nuk eshte toka juaj ajo ku banoni sot. Eshte faji vete Shqiptareve te tanishem qe nuk duan ge flasin per historine e vertete dhe te mos shesin vetem per disa para te qelbuara por tu pergjigjen hapur Serbise dhe Greqise qe jane perfituesit me te medhnj te tokave Shqiptare. Une nuk jam nacionalist por jo edhe nuk dua te rri pa folur kur Serbia apo Greqia tallet me ne dhe bejne kapadaiun. Shqiptaret e Shqiperise, te Greqise, Koseves, Maqedonise, dhe Malit te Zi duhet te jen me te ndergjegjshem.

    1. H
      Homer

      Zoti Arben shqiptaret nur i ndahu as serbi dhe as greku por ai muti qe nuk dua me ja permend emrin. Ai vuri klonin famkeq dhe telat me gjemba. Pershendetje

      1. L
        Loni

        Rri shtrember dhe fol drejte. Shqiptaret nuk i ndau as Enveri as Sala dhe as Rama, sepse lideret shqiptare kurre nuk pas fuqi te bejne nje gje te tille edhe pse kan qene vasal te fqinjeve. Shqipetaret i ndane fuqite e medha. Ne politike nuk njihet historia por interresi. Europa e njeh kombin shqiptar si kombi me i vjeter i Ballkanit por kurre nuk tregoj meshire per ta'. Gabimi me i madh ne historine e shqiptareve ka qene perqafimi i fese Islame. Kete nuk e them per urrejtje mbasi nuk urrej njeri nga besimi. Europa kurre nuk do ndeshkonte shqiptaret kristiane autoktone dhe te perkrahte sllavet e ardhur nga stepat e Rusise.

        1. G
          Gent

          Shqiptarët, në thelb, janë paganë - islamin e kanë si çdo besim tjetër : ornament për tu hedhur më lart drejt pushtetit e pasurisë. Kjo i bën të rrëshqitshëm dhe të përshtatshëm në çdo situatë - një popull për tu pirë në kupë , si yll. Për fat kemi nja dy shtete tonat dhe sna bien shumë në qafë sllavët e bullgarët se grekët janë thjesht shqiptarë me shkollë.

    2. N
      Naim Frasheri

      O Kurve ,Teresia e Serbis nuk ka Lidhje me Kosoven, Kosova eshte Toke Dardane Shqiptare. Ti Jevg je Sllav ardhacak ne Ballkan, kbo eshte ndryshimi ,midis Ukraines dhe Shtetit tend te Sajuar nga Sllavizmi.

      1. p
        pjeter

        Kosova ishte Republike autonome bashke me Vojvodinen ne RPFJ ,qe mentori yt vendos te fillonte fushaten e Botes se Serbise se madhe, duke e eleminuar ate status ,qe ne fakt,filloi edhe luften e Serbise kunder popujve te tjere,ne Ukrahine nuk ka pasur republika te Krimese,,e Donbasit,apo Kersonit.Kosoven, jeni ju mesjetaret qe e larguat perfundimisht,sepse per 100 vjet me radhe e keni masakruar sistenatikisht ate pupull,gje qe mund te lehesh sa te duashi tani,nuk keni per te gjetur kurre ngjashmeri me Ukrainen.

        1. d
          dinjiteti

          Homer shqiptaret i ndau turku dhe sllavet RUS,,,

          1. l
            luli

            dallimi eshte ky ruset ne teritorin ukrainas jane njerez te lire me te drejta te barabarta me ukrainasit kurse kosovaret kane pesuar genocit shteteror nga serbet krime cnjerzore te faktuara prandaj bota e civilizuar i dha te drejten e pavaresise kosoves

            1. G
              Gent

              Dallimi ligjor është që Kosova është shkëputur por NUK është bashkuar me një shtet tjetër. Është një shkëputje nga Serbia por jo edhe aneksim nga Shqipëria. Arsyet e shkëputjes janë të forta - gjenocidi dhe dëbimi. Nuk janë njësoj situatat me Donbash e Luhansk.

              1. F
                Fisnik

                Cili është dallimi? Kur Rugova ishte dëshmitar në Gjyqin e Hagës kundër Millosheviq-it, pasi nuk dëshmoi siç do të donte ish presidenti serb, në fund të dëshmisë Millosheviqi i tha Rugovës: "Gjatë bombardimeve të NATO-s ti ke ikë në Itali. Ku do të ikësh kur të largohet NATO?" Këto fjalë tregojnë se Serbia përkundër bombardimeve, nuk ka heq dorë nga dëbimi i shqiptarëve! Pra, mosheqja dorë nga gjenocidi është arsyeja e lejimit të pavarësisë së Kosovës.

                1. v
                  vang

                  Ka nje dallim themelor : ju jeni serb,popull sllav ndersa kosovaret jane shqiptare dhe flasin shqipShqiptaret e Kosoves i perkasin hapsires shqiptare. Se dyti ; ju nuk jeni autoktone ne Ballkan sepse filluat te vini ne fund te shek VII era e re nga hapsirat ruse.E treta: Konferenca e Ambasadoreve ne LONDER i beri padrejtesine e madhe shqiptareve duke i percare dhe falur tokat e saj andej ketej, duke ja dhene Kosoven Serbise.Te pakten tani Kosova u clirua nga shtypja e nje pushtuesi por bashkimin me Shqiperine nuk e lejojne. Besoj se ndryshimi eshte i madh me Ukainen me te cilen Rusia qe baske qe ne themelim :jane popuj sllave dhe flasin nje gjuhe pamvaresisht dialekteve.

                  Lini një Përgjigje