Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend foli për grevën në arsim, ku tha se e ka hallin e shtetit se ai bën pjesë në klasën e mesme të shoqërisë.
Duke e quajtur gabim kërkesën prej 100 euro, Kurti tha se nëse një kategori kërkon shtesa dhe bën grevë atëherë mund të kërkojnë edhe kategoritë tjera, raporton Gazeta Express.
“A e dini çka ndodhë nëse ka këso marrëveshje të pjesshme, është plotësisht legjitime dhe do të ishte iracionale nëse nuk pasojnë grevat tjera, secila kategori bëhet legjitime me bë grevë masnej, çka po bëhet me shtetin se unë jam klasë e mesme po me shtetin çka po bëhet.
Çka ndodhë me shtetin, nëse kjo është mënyra që dikush thotë se derisa të kalojë projektligjit kategorisë time shtoja nga 100 euro mandej pse nuk është legjitime edhe një kategori tjetër me lypë njësoj, nuk kemi kategori të shenjtë në Kosovë, policët, zjarrëfikësit, ushtarët, administrata, të gjithë njerëzit janë njësoj se jemi republikë dhe demokraci prandaj nuk është kjo mënyra e zgjidhjes së problemit”, tha Kurti para deputetëve.
Ai tha se duhet pasur parasysh edhe sektorin privat që çdo i katërti ka rrogën më të ulët se 250 euro.
“4/5 i kemi në sektorin privat, ne nuk mundemi të bëjmë pako për përballje me inflacionin vetëm për sektorin publik. Çdo i katërti e ka pagën më të ulët se paga minimale që e kemi kaluar në lexim të parë prej 250 euro”, tha Kurti.
O i poshter kryekali ti nuk je klas e mesme më ata gjipa te zi më pushime në hotelet më 7 yje per 3 javë dhe më gjithë ata bodigard dhe më banesë 400 000 euro per 3 persona Nuk je klasë e mesme por je mashtrus dhe idiot
Per mendimin tim Kosova urgjentisht duhet te nxjerri nje ligj, sic e kane vendet demokratike qe nje person qe e ka familjen te huaj dhe nuk banon ne vendim qe flitet(ne kete rast ne Kosove), nuk duhet te jete Kryeminister apo President. Arsyeja eshte e thjeshte sepse ka te beje me interesin. Pyetja ketu shtrohet ne se Kurti po te vije puna do mbroje interesat e Norvegjise apo te Kosoves??? Millosheviqi dhe Serbia historikisht i ka komanduar shqiptaret me dhendure te vet. Albini eshte nje shembull tipik se cte ben nje kryeminister kur fatin e familjes se tij nuk e lidh me Kosoven....