FOTO: Darka e sikletshme e dy liderëve, Edogani dhe Mitsotakis shmangin çdo kontakt me njëri-tjetrin

22 Shtator 2022, 10:31Rajoni TEMA

FOTO: Darka e sikletshme e dy liderëve, Edogani dhe Mitsotakis shmangin

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u ul mbrëmjen e djeshme në një tryezë me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Atmosfera midis dy liderëve ka qenë mjaft e sikletshme, pasi dyshja ndonëse në të njëjtin ambient nuk ka shkëmbyer asnjë fjalë. Mitsotakis dhe Erdogani kanë shmangur çdo kontakt me sy, raporton CNN Greece.

Dy liderët njihen për marrëdhëniet e tyre të tensionuara, pasi Greqia dhe Turqia kanë pasur historikisht konflikt interesi për ishujt e Egjeut dhe çështjen e refugjatëve në kufirin e Evros midis dy vendeve.


Kryeministri grek dhe presidenti turk, ishin ftuar dhe në tryezën e organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, në nder të liderëve që ndodhen në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së .

 

FOTO: Darka e sikletshme e dy liderëve, Edogani dhe Mitsotakis shmangin

1 Komente

    Lini një Përgjigje