Atentat ndaj Albin Kurtit? Behgjet Pacolli: Është një konspiracion

22 Shtator 2022, 18:40Rajoni TEMA

Atentat ndaj Albin Kurtit? Behgjet Pacolli: Është një

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli mendon se nuk është planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe e ka cilësuar këtë një konspiracion.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Pacolli u shpreh se personi i cili është akuzuar se do të kryente atentatin, nuk është nga ata të cilët janë të aftë për të kryer diçka të tillë.

“Unë sigurisht, me hidhërim e kam marrë këtë lajm, por mbrëmë është shëndoshur zemra ime, për arsye e kam parë intervistën e atij që është akuzuar për atentatin, kam parë fytyrën e tij, ai njeri nuk është njeri i atentateve.

Unë personalisht nuk besoj se ai njeri as do ketë planifikuar apo folur me dikë që do bëjë ndonjë atentat. Është një konsipracion. Viktimë e konspiracioneve të këtij lloji kam qenë edhe unë disa herë. Mendim im, nuk ka pasur atentat, është një konspiracion”, theksoi ai.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti.

Dokumenti është publikuar nga hakerat të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë.

Personi për të cilin dyshohet se do kryente atentatin ndaj Kurtit, është Prek Kodra, i cili sipas të dhënave në raport, thuhej se aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.

Atentat do të kryhej edhe ndaj Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

3 Komente

  1. E
    Ed

    PO KUSH GUXON TA PREKE KETE MUT QE BIE ERE QE NE KUFI KUR NISET TE VIJE . AS KETE MUT AS 2 ALE ATET E TIJ NE SHQIPERI SALI SERBI DHE ILIR MUTAJ SE KETA I MBRON SERBI DHE RUSI ME NDIHMEN E FRANCES.. kETA JANE FUTUR NE POLITIKEN SHQIPETARE NGA HASMIT E SHQIPETARVE.

    1. Çekiçi

      Kush e vret Albin mutin Kush i flliq duart më mutin Aj vetem i bënë reklamë vehtes per ta mbuluar mospunen e kesajë qeverije praktikantesh dhe paaftesinë e tyre per te udhëheq

      1. E
        Emigruesi

        E vërtetë z. Pacolli, sepse ky Kurti është mësuar nga shërbimet që e sollen të ankohet dhe me arrogancë hedh fajit tjerëve për dështimet e tij. Me mendjemadhësi mashtron e nuk benë asgjë të mirë dhe të mban premtimet. Për dështimet inskenon aferat të ndryshme / si kjo e atentait/ dhe me ketë po tregohet personalitet kontrovers, paranikë dhe defetist. Nuk mbulohet gjendja në Kosovë e qeverisjes së keqe me afera të kurdisura. Turp me shpifje të merren në qaf njerëzit pa fajshëm dhe atë në Shqipëri!!!.

        Lini një Përgjigje