Avdullah Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë

25 Shtator 2022, 16:20Rajoni TEMA

Avdullah Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas fjalimit të djeshëm të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruan se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i tyre.

"Kështu duhet parë fjalimin e Kryeministrit Rama në OKB:
Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi", shkruan Hoti. 

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ndër të tjera kërkoi rrëzimin e raportit të Dick Marty për trafik organesh në Kosovë, si dhe miratimin e një raporti të ri në OKB, që sado pak do të zhbëjë ato dëme të shkaktuara nga raporti fiktiv i Dick Marty.

 

Lini një Përgjigje