Serbia nuk i njeh referendumet ruse në Ukrainë, thotë Vuçiç

28 Shtator 2022, 18:28Rajoni TEMA

Serbia nuk i njeh referendumet ruse në Ukrainë, thotë

Pavarësisht lidhjeve të ngushta që ka Serbia me Rusisë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk do t’i njoh rezultatet e referendumeve për bashkim me Rusinë, të shpallura në katër zonat e okupuara të Ukrainës.

“Serbia nuk do t’i njohë ato (referendumet), pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e OKB-së”, ka deklaruar Vuçiç para gazetarëve, transmeton e përditshmja serbe ‘Danas’.

Vuçiç foli edhe për marrëveshjen e fundit të nënshkruar mes diplomacisë serbe dhe asaj ruse dhe siç tha ai, kjo marrëveshje “është përdorur për sulme brutale dhe të ashpra” ndaj Serbisë.

“Unë nuk po luftoj për (presidentin rus) Vladimir Putin ose (presidentin e SHBA) Joe Biden. Unë po luftoj për secilin prej jush, burra dhe gra të Serbisë”.

Ai përsëriti se presionet ndërkombëtare ndaj Serbisë në lidhje me Rusinë janë të shumta dhe se pret që në periudhën e ardhshme të shumohen dhe shtoi se më tetë tetor do t’i drejtohet publikut për shumë “çështje të rëndësishme politike”.

Ndryshe, vazhdimi i bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, sipas Parlamentit Evropian, do të kushtëzohet me vendosjen e sanksioneve nga Beogradi ndaj Rusisë.

Kështu të paktën thuhet në një pjesë të draft-raportit për strategjinë e zgjerimit të BE-së e përgatitur nga Tonino Piculla, deputet socialdemokrat nga Kroacia, i cili është raportues i PE-së për këtë strategji.

Në propozime po ashtu thuhet se duhet “të bëhet prioritet përshtatja e vendeve nga procesi i zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe të vazhdohen negociatat e anëtarësimit me Serbinë, vetëm nëse ky vend i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”.

2 Komente

  1. P
    Pollogasi

    Sa parimor që na qenka ujku ! Sepse rezoluta 1244, që e citoni, parasheh referendum, pa emërtim referendum. Mirëpo, ky refereni i bërë atje është një lojë. Një propozim për referendum, me MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE, iu propozua PITINIT, por dhelpra nuk ha qen, por pula. Dardani doli në referendum informal NATËN e SHKURTIT 2008.

    1. M
      Malesor jugu.

      Pollogas, respekte. Pasha bukën, ke folë si burrat.

    Lini një Përgjigje