BE konfirmon: Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite më 13 tetor

30 Shtator 2022, 10:41Rajoni TEMA

BE konfirmon: Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Radio Europa e Lirë raporton se çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.

Aktualisht nga 6 vendet e  Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, në atë që njihet si zona Shengen.

Gjashtë vite më parë, Komisioni Evropian vlerësoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Në 2018, Komisioni Evropian konstatoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pati propozuar liberalizim.

Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi.

Në mesin e shqetësimeve të tyre ishte edhe ajo e rritjes së numrit të banorëve të Kosovës që do të synonin BE-në dhe keqpërdorimin e lirisë së lëvizjes për të kërkuar azil në bllokun evropian.

1 Komente

  1. M
    MacGr

    A e mbajne mend kosovaret sa here e ka ngritur Rama problemin e vizave per kosovaret Nuk ka ngurruar ta thote vazhdimisht padrejtesine qe i behet asaj (Kosoves) ne te gjitha forumet dhe takimet ne Bruksel.Le te mos e pranoje as kete Osmani dhe le ti bjere fyellit ne nje vrime.,se Rama eshte ne mbrojtje te Serbise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje