
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.
Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur këtë herë në Prishtinë.
Në diskutim e sipër me pjesëmarrësit, Kurti ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.
Sipas tij, “dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”.
“Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e (kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep) Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra dialogim për marrëveshje, do të diskutojmë kornizën. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”.
Ai nuk ka përjashtuar edhe diskutimin e temave tjera në kuadër të dialogut, mirëpo ka insistuar që pjesë qendrore është “njohja e ndërsjellë”.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.
“Ballkani Perëndimor, rajon me shumë probleme të pazgjidhura”
Përgjatë fjalimit të tij në seminarin me temën, “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, Kurti ka thënë ky rajon është shumë i cenueshëm në aspektin e stabilitetit dhe sigurisë.
Mirëpo, sipas tij, “Republika e Kosovës është shumë e qartë në orientimin e saj politik dhe strategjik drejt integrimit në strukturat euro-atlantike” dhe se Qeveria e Kosovës po punon në përafrim me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
“Ndonëse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, NATO-ja është në Kosovë dhe ne jemi pjesë e historisë së njëri-tjetrit, të tanishmes së njëri-tjetrit dhe besoj që e edhe të ardhmes së njëri-tjetrit”.
NATO-ja është prezente në Kosovë përmes misionit të saj KFOR.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë edhe në të kaluarën se synojnë të jenë anëtare në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.
Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.
Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në këtë program.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në realizim të këtij synimi ndonëse kanë rikujtuar se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i 30 vendeve anëtare të Aleancës.
Nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 26 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo./REL
Eshte nje problem i math me deklaratat e Kurtit. Ato jane konfjuze dhe pa llogjike. Cfare marreveshje mund te jete ajo qe nuk perfshine njohjen e Kosoves nga Serbia?! Ajo mund tejete cfardo lloj marreveshje, por jo marreveshje perfundimtare dhe e obligeshme ku Serbia te abligohet per qenesine e Kosoves si shtet i pavaru. Marreveshja gjiteperfshirese dhe e obligueshme per te dy palet eshte ajo qe Serbia njeh Kosoven ne kufijte e saj. Marreveshjet te cdo lloji ku Serbia nuk e njeh Kosoven jane palni serb. Vuciqi jo njehere ka deklaruar se ai nuk do e njohi Kosoven ne asnje rrethane. Pse Kurti ecen me planin e Vuciqit dhe kundershtoi ate amerikan qe presupozonte njohjen reciproke? Valle ky udhezim i Vuciqit, ka qene arsyeja qe Kurti "modifikoi" plani amerikan me nje toge fjalesh pa kuptim te tipit:“dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Kjo shprehje eshte e lene pergjysem, Z kurti. Pyetja qe une te bej eshte per cfare marreveshje? Per marrevshje per njohjen reciproke apo per marreveshje per te biseduar ?? Llafe llafe Z. Kurti. Na ben ne idjot si ndjekesit e tu dhe behesh me i zgjuar se amerikanet.Na thua se njohja nuk duhet te jete ne fund te bisedimeve por ne qender te bisedimeve te jete njohja. Pra njohje asnjehere??? Domehene te realizohet ajo qe thote Vuciqi se ai asnjehere nuk do e njohi Kosove. Pra procesi do jete i pafund, njelloj sic enderon Vuciqi deri sa te realizohen planet e tij...Sot kur Kosova ka mbeshtetjen e Amerkes dhe Evropes, Kurt mavria nuk kerkon njohjen reciproke por bisedime per kornizen e njojes. Kur te ralizoje kornizen, do bisedoje per fotografine e deri ne madhesine e kornizes. A e kuptoni or shqiptare qe Kurti eshte mashtres? A e kuptoni se ai punon per Vuciqin? Kjo eshte e njejta gje qe ai "shpiku" reciprocitetin, qe kerkonte njojen ne fillim. Tashme e ka cuar ne qender. me vone do e coje ne korner dhe keshtu me rradhe ne vije apo ne mes....E njejta gje si me Rrambujene.....