Kosovë-Serbi, ambasadori gjerman: Liderët të përgatiten për vendime të vështira

11 Tetor 2022, 10:28Rajoni TEMA

Kosovë-Serbi, ambasadori gjerman: Liderët të përgatiten

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, siç janë ato për tabelat, udhërrëfyesit të energjisë dhe themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përgatiten për të marrë “vendime të vështira politike”, shtoi me tej diplomati gjerman.

“Njohja e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë parakusht i nevojshëm për të dyja shtetet për t’iu bashkuar BE-së, pasi është e paimagjinueshme që në Union të kemi dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën. Këtë e bëri shumë të qartë Kancelari Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë në qershor të këtij viti”, theksoi ai.

Ndërsa ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, i pyetur për zgjidhjen Kosovë -Serbi, ka qenë i prerë duke theksuar se “qoftë kjo tani, qoftë në shekullin e ardhshëm, serbët kur të zgjohen nga gjumi, do të shohin se Kosova u takon shqiptarëve”.

Pikërisht, për këtë Hill ka thënë se shpreson që normalizimi i raporteve të arrihet, në mënyrë që të vazhdohet me çështjet që janë të rëndësishme për njerëzit e thjeshtë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar se i është prezantuar “korniza e re” për dialog për marrëveshje në mes Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.

Një muaj më parë, Kurti e hodhi poshte ekzistencën e kësaj kornize të re, edhe pse Vuçiç e pranoi dhe komentoi disa herë atë.

1 Komente

  1. G
    GN

    Ju te gazetes Tema nuk e kuptoni mire Albinin. Albini gjithmone qendron nje hap mbas Vuciqit. Albini mendon se eshte me mire te jesh dyti se i pari. Albini shikon se cthote dhe cben Vuciqi dhe pastaj vepron. Ka dhe ca te tjere qe mendojne se Albini eshte i dyti sepse kete vendi i ka dhene Vuciqi. Ai duhet te veproje sipas udhezimeve te Vuciqit dhe te flase pasi te kete marre udhezimet. Prandaj eshte pak i "vonuar". Ju nuk e kuptoni mire ate kur ai kujdeset per te ruajtuar sekretet shteterore. Ai nuk i diskuton keto probleme me Deputetet apo me Shqiperine sepse kuptohen planet e tij nga spiunet e serbit. ai eshte i kujdesur dhe bile i shikon me skepticizem cdo gje qe thote Evropa dhe Amerika, njelloj sic ben edhe Vuciqi. Albini eshte gjeni qe nuk kuptohet nga ne idjotet, por kuptohet mire nga te mencurit e VV.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje