
I deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte i rezervuar, siç rëndom ndodh, para kamerave kur u pyet për detajet e takimit që ai zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe vartësin e tij, Besnik Bislimin.
Megjithatë ai ka theksuar faktin e rrezikimit të tërheqjes së licencës së Elektroseverit dhe rrjedhimisht anulimit të Marrëveshjes për energjinë, duke bërë të ditur se për këtë çështje të hënën në Bruksel ishin të ftuar përfaqësuesit e KEDS-it dhe Elektroseverit.
“Për energji jemi në proces të konsultimit, ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroserverit, e ne nuk duam të ndodhë kjo. Për këtë ftuam në Bruksel gjithë aksionarët, ku kemi kaluar ditën duke diskutuar situatën. Ka qenë me rëndësi për mua t’i sjelli konkludimet e diskutimit te kryeministri e të bisedojmë rrugën para. Do të jem në Beograd të hënën me të njëjtin synim dhe agjendë. Dua të gjej zgjidhje”, ka thënë Lajçak.
Diplomati sllovak më tej ka folur në pika të trasha për temat e diskutuara brenda takimeve të ndara që ai pati sot me shtetarët nga Kosova.
Rruga drejt normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, tema e energjisë dhe ajo e targave, ishin temat e diskutuara në takimin me Kurtin dhe Bislimin, sipas diplomatit sllovak.
“Nuk mund të ju jap detaje nga takimi”, deklaroi Lajçak me buzën në gaz.
“Çka mund të them është se takimi i sotëm ishte pjesë e komunikimeve të rregullta. Ishin dy çështje. E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me intervenim të presidentit Macron e kancelarit Scholz dhe përfshirjen e Blinkenit. Diskutuam hapat e ardhshëm. Tema tjetër ishte ajo për energjinë dhe për targat”, ka thënë Lajçaku për gazetarët pas takimit.
Në anën tjetër në një komunikatë për media, zyra e kryeministrit, pa dhënë detaje të hollësishme ka bërë të ditur se në takim me Lajçak është diskutuar ecuria e mëtejshme e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet për takimet e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në takim sipas njoftimit për media thuhet se është diskutuar edhe për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për energjinë.
Lajçak së fundmi ishte në Kosovë më 9 shtator.
Për dallim nga vizitat e tij të rëndomta në Prishtinë, Lajçak gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë ishte i shoqëruar nga këshilltarët për politikë të jashtme të Gjermanisë dhe Francës, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.
Pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, Albanian Post, publikoi dokumentin katër faqesh i cili paraqiste planin në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i cili ishte përpiluar nga dy këto shtete.
Aty thuhej se në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht.
Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE.
Me marrëveshjen e vitit të ardhshëm (nëse pranohet propozimi) Kosovën e pranojnë edhe pesë shtetet që akoma nuk e kanë njohur të Bashkimit Evropian, kurse Serbia do të përfitojë një ndihmë masive financiare, asistencë ekonomike dhe do njihet si fuqia e rajonit.
“’Korniza e re’ të cilën e publikoi Albanian Post është propozimi i ri i ardhur direkt nga përfshirja e Macron e Scholz në procesin e dialogut, sepse siç thuhet në dokument ‘Kosova e Serbia në vete nuk do të mund ta zgjidhin kurrë problemin’”.
Dokumenti shpjegon logjikën prapa kornizës së re, përmban vizionin 10 vjeçar të zgjidhjes së problemit dhe jep një “makro-perspektivë”.
Përbëhet nga hyrja dhe më pas është i ndarë në tri segmente bashkë me tre nën-titujt që përmbajnë 13 pika.
Të gjitha segmentet shpjegojnë të ashtuquajturën “kornizën e re”, e cila u është prezantuar Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç-it.
Propozimi në fund parasheh edhe si të vazhdohet tutje nëse Kosova dhe Serbia nuk pranojnë këtë propozim.
Ju te Temes jeni bukeshkeles! Kurt Kingu ruan me fanatizem sekretin e bisedimeve, kurse ju kunder inetersit kombetar i nxirrni ne gazete. Pse keshtu mbrohet interesi i Kosoves?! Interesi i Kosoves eshte ne duar te sigurta! Albin Kingu nuk ka nevoje per asnje. Ai nuk ka nevoje te marre mendimet e deputeteve, te popullit te Kosoves dhe as te Ram kercikuqit. Te hane mut ata qe thone se Kurti nuk flet akoma sepse Vuciqi nuk i ka dhene leje. Vertet Vuciqi akoma nuk di se cte beje, por arsyet e Kurtit qe nuk flet jane madhore dhe nuk kane te bejne me Vuciqin. Vuciqi u konsultua ne Kuvend, perpiloi dokumentin dhe planin e tij, por akoma nuk eshte i vendosur sepse populli serb eshte kunder qe Kosova te pranohet ne OKB. Ne kete kuader ai nuk di se cte beje dhe udhezimet jane vonuar. Ne momentin qe ai do vendose se cdo beje, do thyhet dhe sekreti i bisedimeve edhe per popullin e Kosoves. Albini do thote se behet fjale per marreveshjen perfundimtare ku ne qender do jete njohja reciproke ku Serbia do njohi Kosoven sepse do pranoje qe ajo te futet ne OKB..., lajm qe edhe gomeret ne Serbi apo Evrope e dine.... Populli shqiptar me ne fund do informohet me hollesi, sipas mendjes se Kurtit dhe zeri i tij do bucase plot "patriotizem". Kurti do marre vendim sipas situates! Po qe se Vuciqi do pranoje, do pranoje edhe Kurti . Po qe se Vuciqi nuk e do marreveshjen, sigurisht qe edhe Kurti do refuzoje sepse ne shqiptaret jemi 'trima" dhe gjithmone mbajme pergjegjesine per sabotimin e bisedimeve. Akoma nuk e dime ne se Kurti do e pranoje ose nuk do e pranoje propozimin!!!! Kjo eshte mencuria e Kurt Kingut qe ju te Temes nuk e kuptoni. Ju nuk kuptoni fjalet e ngateruar te Kurtit kur flet per bisedimet. Ai e komplikon dhe ngateron perkufizimin amerikano perendimor qe ato te perfundojne me njohje reciproke. Jo, thote ai . Bisedimet nuk duhet te perfundojne me njohje reciproke por ne qender te tyre te jete njohja reciproke. Kurt Kingu e ka parashikuar ate qe nuk ka per te pasur asnjehere njohje reciproke, sepse ate e ka thene Vuciqi, prandaj ai e beri perkufizimin eropiani-amreikan corape, qe vetem ai dhe Vuciqi ja kuptojne permbajtjen. Resume: Kurt Kingu nuk duhet te vije verdalle por ta mbeshtese propozimin dhe te siguroje pranimin e Kosoves ne OKB! Ai le ta pranoje qe Serbia nuk do e njohi Kosoven, sepse ai e parashikoi ate, por duhet te na thote qe kjo nuk eshte njohja perfundimtare, sic derdellis lart e poshte. Boll me demagogji...