“Serbia s’mund të jetë edhe kundër sanksioneve ndaj Rusisë edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB”

13 Tetor 2022, 12:36Rajoni TEMA

“Serbia s’mund të jetë edhe kundër sanksioneve ndaj

Sipas kryetarit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, Serbia njëkohësisht nuk mund të jetë edhe kundër sanksioneve ndaj Rusisë në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe në anën tjetër ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërqeveritare.

Këto të dyja sipas tij nuk shkojnë bashkë dhe rrjedhimisht ai që deklaron se do të mund të arrijë ta bëjë një gjë të tillë, është i pasinqertë.

Nëse Serbia, sipas Jeremiç, vendos sanksione ndaj Rusisë, do të ketë të pamundur të mbaj një politikë që nënkupton kundërshtim efektiv ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB.


“Të gjithë ata që e mbrojnë politikën e mos sanksionit të Rusisë në OKB e dinë këtë shumë mirë. Nuk mund të pretendosh se njëkohësisht je kundër Kosovës në OKB dhe kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij tregimi se Kosova do të anëtarësohet në OKB dhe në këmbim të këtij anëtarësimi Serbia do të jetë në Bashkimin Evropian, është i papranueshëm.

“Është e pamundur që Serbia të tregtojë votat e Rusisë deh Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka shtuar ai.

Jeremiç, i cili ka qenë ish-president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se fuqitë e mëdha mund të sillen në mënyrë jokonsistente kur është në interesin e tyre, por se shtetet e vogla duhet të monitorojnë me kujdes se si sillen të mëdhenjtë dhe të ndërmarrin hapa diplomatikë aktivë në këtë drejtim.

Sipas tij Serbia nuk duhet të luaj “bixhoz” me fatin e Kosovës kur një numër i madh i shteteve në OKB janë për ta bllokuar Kosovën në rrugën e saj drejtë OKB-së.

Jeremiç më tej ka përkujtuar se partia të cilën e drejton ai në Kuvendin e Serbisë ka propozuar një rezolutë në të cilën kërkohej që Serbia të dorëzoj një rezolutë në OKB për “mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të gjitha shteteve anëtare të OKB-së”.

 

1 Komente

  1. h
    hahahaha sa karagjoze qe eshte bre ki Vucici

    Vetem nji Komik serbie mundet ta bej nji lidhje te tille . Sanksionet kunder Rusise me Antaresimi i Kosoves ne OKB !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje