Ballkani Perëndimor, pikë hyrëse e azilantëve në BE

15 Tetor 2022, 19:00Rajoni TEMA

Ballkani Perëndimor, pikë hyrëse e azilantëve në BE

Gazeta “Politico” vë në dukje përmes një shkrimi të vetin se Serbia është kthyer në pikën kryesore dalëse të imigrantëve drejt Bashkimit Europian, për shkak të politikës së vet liberale me vizat.

Ky vend lejon një udhëtim pa viza për qyetarë nga vende si India, Tunizia apo Burundi dhe gëzon po ashtu marrëveshje të udhëtimit pa viza drejt BE-së. Kjo e bën më të lehtë për njerëzit të udhëtojnë në Serbi dhe mandej të kalojnë në BE. Statisitikat tregojnë tërheqje përherë e më të amdhe për drejtimin e Ballkanit Perëndimor.

"Në nëntë muajt e parë të 2022, zyrtarët gjurmuan 106 000 njerëz që hynin në BE nga Ballkani Perëndimor pa dokumentacion zyrtar, më shumë se tre herë krahasuar me vitin 2021", shkruan gazeta.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner është ankuar se vendi i tij ka marrë 56 mijë kërkesa për azil mes janarit dhe gushtit të këtij viti, lidhur kjo sipas tij me politikat e Serbisë.

2 Komente

  1. t
    taso kume

    Eshte e vertet çfare te mbjellesh do koresh, keshtu eshte kur le nje pjese te Europes jashte ,si me kene BALLKANI ne kufi me Kinen.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisnik

      Qysh në kohën e Millosheviq-it Serbia i bënte presion Europës me kinezë. I merrte kinezët, rreth 100 mijë, për t'i dërgu në Perëndim. Edhe Edi Rama e muar këtë "yrnek" dhe i kërcënohet Europës me banglladeshianë e pakistanezë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje