Zv. ministri i Jashtëm i Rusisë e cilëson të paprecedentë presionin ndaj Serbisë 

15 Tetor 2022, 19:50Rajoni TEMA

Zv. ministri i Jashtëm i Rusisë e cilëson të

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko, gjatë vizitës së tij në Beograd, u takua me presidentin e Serbisë Aleksadri Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas deklaratës së zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko, “Serbia po përballet me presion të paprecedentë që shkon përtej kornizës së komunikimit të civilizuar ndërkombëtar. Ai tha se Rusia vlerëson që lidershipi serb sillet në përputhje me interesat kombëtare, shkruan Euronews Serbia.

“Ne e dimë shumë mirë se me çfarë presioni të paprecedentë po përballet Serbia tani. Ky presion shkon përtej kornizës së komunikimit të civilizuar ndërkombëtar, por ne vlerësojmë që udhëheqja serbe sillet në përputhje me interesat kombëtare”, i tha Grushko korrespondentit të TAS S nga Beogradi.

Lini një Përgjigje