Ambasadori francez në Beograd: E paimagjinueshme që Serbia të jetë në anën e Rusisë

16 Tetor 2022, 09:06Rajoni TEMA

Ambasadori francez në Beograd: E paimagjinueshme që Serbia të

Ambasadori francez në Beograd, Pierre Cauchard deklaroi se askush në Evropë nuk mund ta imagjinonte Serbinë në anën e Rusisë.

Ai tha se kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të Serbisë, optimizmi i tij është “i paprekur”.

Cauchard nënvizoi se harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së u bë shumë më i rëndësishëm me agresionin rus ndaj Ukrainës, shkruan Euronews Serbia.

“Prandaj Serbia duhet të marrë një vendim të qartë”, theksoi diplomati francez në Beograd.

Cauchard shtoi se nuk mund ta imagjinojë se qytetarët e Serbisë do të ndjekin ndonjë rrugë tjetër, përveç hyrjes në BE, e cila do të mundësojë mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë dhe do të sigurojë prosperitetin e vendit.

Ndër të tjera, diplomati u shpreh se ajo që po ndodh në Ukrain,ë vë në pikëpyetje vlerat evropiane që përbëjnë themelet e BE-së.

4 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Ky hipokriti frances ben sikur ka zbritur nga marsi dhe po çuditet me Serbin , kur vet historikisht kan qen byth e brek me Rusin e Serbin , ben naivin gjoia po na hedh hi syve , kte gje e din dhe macet dhe qent e rruges per Serbin, thuaj gjeneralit te ushtris tende qe dekonspiroj shtabin e natos tek serbet ne bombardimet qe u kryen atje , te shikosh sa afer jeni me serbet.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E paimagjinushme por e Kupueshme

      tallje trapi me mediat

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qwert

        Duket se franca ka harmonizuar qendrimin me gjermanine, angline dhe ameriken. Pozitive.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fisnik

          Ta dha përgjigjen ministri i brendshëm i Serbisë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje