Albin Kurti kundër Vjosa Osmanit: Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një ide e Serbisë

29 Shtator 2023, 12:12Rajoni TEMA
Albin Kurti kundër Vjosa Osmanit: Asociacioni i Komunave me shumicë

Në një intervistë për gazetën zvicerane, Neue Zürcher Zeitung, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një ide e Serbisë.

“Ideja u soll në Kosovë nga Serbia”, pohon ai në këtë intervistë duke shtuar se kërkesa për një Asociacion të tillë “nuk vjen nga popullata serbe e Kosovës”.

“Ndërkaq, Beogradi thotë: Nuk do t’ju njoh kurrë – dhe kërkon që ky asociacion i komunave të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që shkel kushtetutën e Kosovës”, shton ai, perkthen Albanian Post.

I pyetur për aksionin e grupit terrorist i financuar nga Serbia i cili fut ilegalisht në Kosovë dhe sulmoi Policinë e Kosovës duke lënë të vrarë një pjesëtarë të saj, Kurti thotë se të dielën e 24 shtatorit ka ndodhur një akt agresioni që duhet dënuar “nga të gjithë aleatët, miqtë dhe partnerët tanë në BE dhe NATO”.

“Serbia po përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Grupi paraushtarak është padyshim një grup i padëshiruar i Wagner, armatimi i të cilit është atipik për policinë. Stërvitja e luftëtarëve me shumë mundësi është zhvilluar në Serbi”, shpjegon më tej ai.

Duke komentuar ngjarjet në Manastirin e Banjskës, Kurti thotë se përshkallëzimi është një pikë kthese në marrëdhëniet me Serbinë.

“Sigurisht që është. Do të ketë një para dhe një pas 24 shtatorit, sepse diçka e rëndësishme ka ndryshuar”.

Kjo deklarate e Kurtit vjen dy dite pasi presidentja Osmani tha se 'Kosova duhet ta draftoje Asociacionin me ShBA-ne'. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Osmani tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve – që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë vitit – nuk “është perfekte” për Kosovën, por është obligim ndërkombëtar.

“Mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në, të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht [vetëm me SHBA-në], unë mendoj se kështu është zgjidhja, të ulemi me partnerët tanë në SHBA, të prezantojmë para sekretarit amerikan të Shtetit [Antony Blinken] draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën [e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica] Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në opinionin [e shkruar] nga [këshilltari i lartë i DASH-it, Derek] Chollet dhe [i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar që sqarojnë që një trup e tillë do të jetë një trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, tha Osmani.

Tani ngelet ta sqarojnë me njeri- tjetrin a eshte ide e Serbise apo duhet bërë me SHBA.

8 Komente

  1. S
    Specialisti

    Rremuje kosovare. Nuk merren vesh te paret e vendit.

    1. L
      LAPSI.al E TALLIN KEQ YMERIN

      YMER QELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH BATON STANISHIQIT ,FRRYK CYPIT,EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

      1. K
        Kosova e pushtuar nga brenda

        Duket qe nga fytyra,qe ketij xhambazi, katundari oriental,nuk po i afrohet ndokush, qe ti blej mallin,bile as Perendimi,i cili e krijoi ate shtet,mbi te cilin tani defrejne bythet e al-binit dhe osmanllijes.

        1. n
          n

          Vertete rremuje. Serbia thote nuk e njoh Kosoven, por dua Asociacionin .. po c`te duhet asociacioni i komunave me shumice serbe kur sipas teje ato jane ne Serbi. Ne kete rast do duhej Asociacion i komunave shqiptare ne Serbi (sipas Serbise).

          1. T
            Trapi

            Albin Kurti eshte ose konfjuz ose i dyshimte ne theneiet dhe veprat e tij: 1-Albin Kurti vazhdon ti beje reklam Vuciqit dhe ideve te tij shovoniste ndaj "asociacionit". Edhe derri e di qe Vuciqi eshte nje serb i kulluar me "thike ne brez" per te therrur shqiptaret dhe tu marri tokat. Cmutin ka Kurti qe reklamon idete e Vuciqit dhe jo idete e tij apo te Amerikes dhe Evropes ne kete kuader???!!! Cfare kerkon Kurti qe kundershton perendimin me idete e Vuciqit?! Kush i ka thene Kurtit qe te beje sic i thote Vuciqi? A i ka the Trampi apo Bajden? Mos ndoshta i ka thene Merkel ne kuader te ideve fashiste qe shqiptaret ti perdore si "mish per top" kunder lindjes? Lojen e kujt ben ky derdimen. A ben lojen e aleateve tane apo te Putinit? Po te bente lojen e aleateve tane do thoshte qe asociacionin do ta bejme. Bile duhet ta kish bere sic e kane bere edhe vende te tjera ne Evrope ne kuader te Konventes Evropiane per mbrojen e pakicave. Cte keqe ka qe Kurti me kohe te kish pranuar nje nga keto marreveshje qe tashme funksionojne ne Evrope, sic i propozoi edhe Blinken?. Kurti si idjot dhe aleat me Vuciqin, ne kuader te zenkave pa funt u pergjigj Blinkenit se Kurti me mire do pelqente qe te qemtonte ne keto marreveshje qe ekzistojne dhe te merrte ato pjese qe i pershtateshin Kosoves. Edhe kete nuk e beri, por me "shpirt luftarak" na spjegon se nuk eshte dakort me idete e Vuciqit. Kush ne bote ja kerkon keto brockulla Kurtit? Amerika dhe Evropa jo e jo! Ndoshta ja imponon Putini per te mbajtur ndezur luften e Kurtit me Vuciqit ne kuader te "valles se vdekjes" qe ata kercenjne me njeri tjetrin qe ne kohen e Rrambujese. Zgjohu or popull! Te pakten mase ju hapen syte Vjoses. Nuk do shume trimeri dhe zgjuarsi qe te kuptosh Kurtin dhe djallezit e tij kur punon me te. 2-Supozimi i Kurtit se terroristet jane ushtare te Vagnerit bie ere e keqe ne kuader qe Putini vrau komandantin e Vagnerit. Vagneri dhe Putini jane kundershtare, ne mos armiq. E them kete se Kurti ne vend te zbuloje lidhjet e terroristeve me Putinin dhe Vuciqin, ai mundohet te na zbuloje lidhjet e terroristeve me Vagnerin, per te mbrojtur Putinin. A di ky njeri te se si mbrohet Kosova? Eshte Vuciqi dhe Putini qe rrezikojne Kosoven dhe Evropen dhe jo Vagneri? Thua se Albini eshte idjot dhe nuk merr vesh nga politika? Jo, ai eshte shejtan qe "nje dreq e di" se per ke punon.

            1. K
              Koli

              Po cpune keni ju or Gazetare Leshi.Doni vetem sherr per te shitur gazetat.Te dy kane te drejte,si Viosa dhe Albini.Por kur te ze e keqja te ze,kjo eshte fatkeqsia Kosoves.Asosacion,Phhhh.

              1. T
                Trump

                Politikanet e Kosoves jane thjesht perfaqesuesit me te denje te nje shoqerie te prapambetur, te trashe dhe fisnore. Pse habiteni? Ketyreve do u duhet edhe 500 vjet te vine ku bota eshte sot.

                1. P
                  Plaku

                  Ju do të hani kokën njeri tjetrit dhe duhet t ndodh sepse me se me hile erdhet në pushtet dhe me faqe të zezë do të ikni.

                  Lini një Përgjigje