Policia e Kosovës operacion në tri komunat në veri, rrethohet restoranti i gruas së Milan Radoiçiçit

29 Shtator 2023, 09:14Rajoni TEMA
Policia e Kosovës operacion në tri komunat në veri, rrethohet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke zhvilluar kontrollore në pesë lokacione në tri komunat në veri të vendit dhe ky operacion lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në njoftimin për media thuhet se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Telegrafi shkruan se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in janë në rrugën ku ndodhet restoranti Grey, që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiqit.

Policia e Kosovës kanë kontrolluar përreth garazhet dhe objektet, ndërkaq i ka larguar disa vetura me regjistrim të Beogradit dhe një tjetër pa tabela.

Njoftimi i Policisë

Sot, më datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së).

Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.

1 Komente

  1. H
    HKL

    Kur të përfundoni me shkiët të zbritni deri ne Tiranë dhe të bastisni edhe zyrat e kryenarkomanit Edwin, dhe ti shkërdheni Lindën ne bir te mutit dhe ti shkerdheni edhe te gjithë te tjeret me gjith fis që mendojn si ai.

    Lini një Përgjigje