Albin Kurti tregon pse nuk e kandidoi Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente

6 Mars 2026, 20:00Rajoni TEMA

Albin Kurti tregon pse nuk e kandidoi Vjosa Osmanin për një mandat

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se shpejtë do të kuptohet skema me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në një konferencë për media në Kryeministri, Kurti mohoi të jetë përgjegjës për situatën duke listuar veprimet që ka bërë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.\“Shumë gjëra janë vështirë të kuptueshme tani, aq më vështirë të shpjegueshme, ndoshta deri diku të përshkrueshme, por koha do të tregojë, dhe atë shumë shpejtë, se çfarë ka qenë ky lloj plani, a kjo lloj skeme që neve të detyrohemi për zgjedhje të përsëritura në mënyrë të padrejtë e të panevojshme”, deklaroi kryeministri Albin Kurti.

Në lidhje me moskandidimin e Vjosa Osmanit, kryeministri Kurti sqaroi se presidentja aktuale nuk ishte figurë konsensuale dhe nuk garantonte kuorumin e nevojshëm.

Kurti nënvizoi se kjo ndodhi pasi partia e kryesore opozitare, PDK, kërkoi që emrat për president të jenë nga partitë.\

“Ne jemi përpjekur të gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi partia kryesore opozitare, PDK, ne nuk ishim për atë. Kur thanë se do të bëhen veç propozime të partive dhe afrohet afati kur ne duhet të jepnim së paku një propozim, ne erdhëm te emri i Glauk Konjufcës. Tash, ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, e as presidenti potencial nuk na garantojnë kuorumin, kjo u pa mbrëmë me 66 deputetë dhe në këtë situatë kemi bashkëpunuar me parti të tjera. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën që nuk ishte kandidate as presidentja aktuale”, tha Kurti.

Kurti refuzoi të komentonte cilësimet e Osmanit se situata erdhi deri në këtë pikë nga persona me qëllime të rrezikshme. Sipas tij, ajo nuk ka përmendur emra.

“Nëse flasim për njerëz të përveçëm unë nuk e di që jemi përmendur aty, nëse ju keni të drejtë, sërish unë besoj që përgjigjen duhet ta kërkoni tek ata që e thanë jo tek hamendësimi ose kush mund të jenë ata”, theksoi Kurti.

Kurti insistoi se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve është antikushtetuese, prandaj kërkoi që të pritet vendimi i Kushtetueses.

Ai kujtoi një nen kushtetues që thotë se Kuvendi ka kohë 60 ditë për të zgjedhur presidentin nga nisja e procedurës dhe nëse nuk ka një votim të suksesshëm atëherë shpërndahet Kuvendi.“Konsiderojmë që i kemi 60 ditë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që ta bëjmë një zgjidhje e të mos kemi zgjedhje”, u shpreh kryeministri.

Kurti tha se pas Murat Jasharit, kishte propozuar edhe Andin Hotin, të birin e veprimtarit Ukshin Hoti, por që ishte refuzuar nga partitë opozitare. Sipas tij, PDK dhe LDK nuk propozuan asnjë emër.

Sipas tij, zgjedhjet nuk janë zgjidhje pasi askush nuk do të marr 80 vota dhe do të duhet të ulen sërish të bisedojnë.

“Unë nuk besoj qe zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re, përkundrazi do të ketë një lloj vazhdimi të agonisë legjislative, institucionale, në përgjithësi që është e panevojshme përveçse e padrejtë dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë 10 milionë euro”, deklaroi Kurti.

 

16 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Albin ,gabim te madh bere.A e do ti Kosoven?.A ja do lirine mireqenien Kosoves Albin?ke ndigjove urdherat e kujt i zbatove ?.Po ti perse e more mandatin e dyte?Kush te ndihmoj?Po e beni karriken ,karrike perandori..Pamvaresisht se cfare mundem te them por: ju keni punuar vepruar me kohe prapa kurrizit te Presidentes? Turp Albin!u treguat lolo te pa afte per te kuptuar rrezikun real ,vecanerisht tani ne kete krize gjeoplotike ne mbare boten.Turp qe u perdore si pyke ,percave te gjitha partite te mbushura me dallkauke.Dolet rrufjan egoiste,rrenegate..turpi ju mbulofte ...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      O legen qe po e merr ne qafe Kosoven. I vetmi politikan konfliktual e jo konsensyal je ti, dhe keto po I paguan shtrenjt Kosova.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca Bajram

        Kandidati i propozuar nga Albina Kurti, eshte nje figure shume konsensuale sepse vjen nga rradhet e partise dhe qeverise se VV... Hajde gallate hajde! Ky eshte nje njeri i paskrupullt! Pse nuk propozoi nje kandidat nga shoqeria civile, nje figure, nje intelektual te palidhur me partite politike!? Atehere mund te kishte te drejten te fliste per konsensualitet!

        Përgjigjjuni
        1. f
          fuat

          Logjika është e dukshme zonja Osmani është pro SHBA gjë që u pa dhe nga pritja që i bëri zoti Tramp ndërsa gomari Kurti është anti SHBA po kështu dhe ata idjotë që i shkojnë pas.Të jesh kundra ato që të dha pavarësinë është krim.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Murgu

            Duke lexuar mishmashin oratorik të z.Kurti mu kujtua poezia ironike e Dritero Agollit : "O poet,na bjer dy kile lesh ti bëjmë përshesh".

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Yyyppp Xhixhi

              Hahahahaha e bukur kjo. Hahahahaha! Me lejen tuaj, do ta perdor si shprehje. Hahahaha ku te vajti mendja or mik, fiks per situaten.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fatosi-kosove

              Kane filluar edhe militantet e kurrcit te "zgjohen", tash po i bajne pyetje a e don kosoven!! Edhe pse e kane pare tash e 10 vjet se kurrci e do kosoven ashtu si vuqiqi dhe shesbeli, prandaj e ka tash e 15 muaj pa qeveri,prandaj e bani njeriun me te poshter dimal bashen kryetar kuvendi bile eshe vet shesheli do ta kishte ba kryetar te kuvendit serb,pastaj ministra si vaji ne tepsi apo i biri i surja popovcit,qetniku faruk mujka,gerdalla apo ai murati,kumarica kusari e shum te tjer e ku tjeter dovta qonte kurrci kosoven pos aty ku do serbia dhe disa militant te tij.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Inshalla e kam gabim

                Albo! Cfare je budalla apo dinake I trajnuar nga sllavet serbo - rus. Si eshte puna? Kosova eshte shtet I Nato ( me montribut te drejte perdrejte te USA dhe GB). Si thua? Mund te tallest trapin sllavist me Nato por edhe UCK. Cfare do or zotni, kombi shqiptar nuk ka luks te plotesoj objektivin e bashkimit ne nje shtet. Ne Shqiperi solle tentakulen Vv dhe more 137 vota! Me c kam jetuar qytetaret, u tallen me ty. Shkove ne Maqedoni dhe I percave shqiptaret. Ne krye ne bashkepunim vendose nje burre te keq me nje emer afer Laper. Per luginen shqiptare te Presheves as pranon te degjosh e jo me ti mbrosh! I fut nje gjasme kunder dhe I le Serbet te bejne qejf serbet. Edhe arrest po ja u heqin. Si lekurekuqt. Kur Rama perpiqet ti ndihmoj, e quan Ramen shok te Vucicit si Sala. Por Sales ja kemi marre doren. Person me dy datelindje ( nuk Sharon gje), nongrata nga USA dhe GB, burre I piset , lergojon grate e politikaneve ne Parlament, SPAK dhe prokuroret dhe tani edhe Weverine e zgjedhur nga populli I quan organizata kriminale. Shume politikan, prokuror , etj iu ka nderruar mbiemrat, etj. Ne fund Albin, ke pare ti: Ti dhe Sala B. me duket se jeni njerez te ndyre, pro serb dhe qafira! Por edhe " pak" antishqiptar. Albo burre shteti nuknbehesh me ane te Autoritarizmit. Ti dhe Rama e keni nje shembull tani! Eshte Vjollca. Presidente! Me dimension e nje " burre" shteti! Ajo nga vogelsia jote dhe dinakrite tuaja, eshte tashme e tille! Nje Telefonica I tha Trump kur te keshe probleme me ... serbet! Po sikur Presidentja te trajtoj si Serb? Sonte te wuajti te rrezikshem. Mos beje sikur s'kupton!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Turli fjalesh.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Ringjallja pellazge

                    Moter Albina, e kemi than, mos tut bre moter, Dobrica e Dobica Qosiç, e ka hap rrugen qysh heret ne vitin 2000. E ka than bre, Kosoven e kena hup. Vetem kur "atdhetaret" shiftar, do hupin respektin e perndimit, kur shiftaret se e dujne ma njani-tjetnin, asht ora me u kthy n'Kosove. Bre vlla je shume afer. Kjo Osmanka shum asht afru pre me Trampin. Duhet me e hek kjafe. Me evropin mos i çaj kryt se kana Vuqën. Hamerika bre ajo ko ken problem. Kshtu siç po ke hec, edhe ata bre po i bojme siç jena bashku me Albanin. Kena shtet bre t'pavarnun, sovranin popull me respektu. Edhe Salija bre njashtu ka bo, sovranin e do fort. Ka Noken bre at Flamurin qi doshen srëbt me e bo spiun, po ai bre, gjall tha jo. Vetem me Salen dhe sovranin. Sala me '97 kish n'mend me çu do forca t'armatosuna me i rregullu hamerikant n'ambasad. Naj at qe smut me bo sala, boje bre vlla. Tash ju dy jena shpresa e kombit par njimen, por jo e shiftarve vlla.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kurti e ka hup davan ksaj here

                      Kurti e Osmani jane i njejti berllg serb, por tash e ka rradhe Osnani me ja hyp Kurtit e me ja kajt nonen!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali

                        Ky delirant qe ju ka shpelare trurin kosovareve se po mos jete ky kosova pushtohet nga Serbi eshte fatekeqesija e Kosoves

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kurtovitç i vetfundosjes Serbe

                          Nuk e dua fare bolshevikun Kurtovitç , nje antishqiptar e mashtrues oridiner, por pse duhet ta rikandidonte lopen e Mitrovices...... Ne politike ka aleanca te perkoheshme , nuk i intereson nuk e kandidon ku eshte problèmi ..

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            deda

                            po kur të interesoi para 4-5 vjetësh pse e zgjodhe apo si ajo kënga mirmëngjesi interesi

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xy

                              Une si Kosovare kur po lexoje komentet e shqiptareve te shqiperise Brenda ketyre komenteve e ndjeje at urrejtjen QE bejne shqiptaret e shqiperise Jo ndaj Albin Kurtit por urrejtjen QE kane ndaj shqiptareve te Kosoves . Shqiptaret e Kosoves e adhurojne Albinin me 60% ose me shume Tu mare parasyshe QE nje numer I madhe I shqiptareve te Kosoves nuk votojne kurse ata QE votuan ishin 51% QE votuan per Albinin. E gjithe kjo urrejtje e shqiptareve te shqiperise eshte e krijuan qysh SE Albini Kurti I the dhembet Serbise dhe lidert Serb Aleksandr Vuqiqit dhe Albini ktheu subetenitetin e kosoves me Veri te vendit. Jemi te habitur dhe te befasuar SE qfare simpatie dhe dashurie kane shqiptaret e shqiperise ndaj Serbise dhe Serbeve dhe shpesh po debatojme SE qfare duhet bere me shqiperine MBAsi QE Albini ta stabilizon kosoven NGA partit mafioze si PDK shpk (pronto mafia) dhe AAK shpk (mafia e dukagjinit).

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fatosi-kosove

                                Ky zotnia çenke i menqur shum more djall,na thuaj a te paguan vuqiqi apo shesheli se nga shkarravitja shidet qarte se qenke serbosllav.

                                Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje