
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me këtë proces.
Në një njoftim publik, Haxhiu tha se përmes kësaj kërkese i është kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendosë edhe një masë të përkohshme, që do të pezullonte afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit deri në publikimin e aktgjykimit përfundimtar.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, përmes kësaj kërkese kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.
Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, njoftoi Haxhiu.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi sot shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit të deputetëve për t’u mbledhur dhe për të zgjedhur Presidentin e ri të Kosovës. Afati kushtetues për këtë proces përfundoi mbrëmë në mesnatë, në orën 24:00.
Bravo presidente për vendimin e drejtë....në Kosovë mbizotëron rryma kundër SHBA e drejtuar nga plera Kurti.... SHBA duhet të tërheqin forcat paqe ruajtës se i mbron QIVERIA ....
Nuk e kuptoj me çfar ftyre ju del para femijeve te vet kjo allbulen haxhiu,se si qendron ne qenefin e quajtur WW-c kjo ska nevoje per shpjegim, e thot vet e ndyra me sjelljen e saj,sinqerisht do le vinte turp tju dal njerezve para siq me.vjen turp nga kush qeveriset sot kosova,rrugaq,karakurva dhe udbash te serbise.