“Presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit”, kryeparlamentarja Haxhiu mbështet kërkesën e Osmanit

5 Mars 2026, 18:22Rajoni TEMA
“Presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit”,

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka mbështetur kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, që presidenti i Kosovës të zgjidhet përmes votës së popullit.

Në një reagim në Facebook, Haxhiu tha se i ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Osmani, të cilat parashohin që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

“Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, shkroi Haxhiu.

1 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Kosovarët e kuptojnë që Albin Kurti duhet sikterisur se e bëri Kosovën lesh e li?Ka dy vjet që nuk meret besh se çpo bëhet në Kosovë.Luftë me Sërbinë Kosova nuk mund të bëjë dhe e vetmja rrugë është pajtimi dhe jo acarimi i situatës...Ka 18 vjet dhe Kosova nuk është as krahinë autonome dhe as shtet ..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje