Nga Veton Surroi
1.
Kosova mund të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nëse kjo mundësi është e madhe, e vogël apo fare e papërfillshme, kjo është çështje që mund ta përcaktojë vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Asaj i takon të vendosë nëse Kuvendi i Kosovës është ende në proces kushtetues të zgjedhjes së Presidentit apo nëse afati për këtë proces tashmë ka përfunduar.
2.
Përderisa ekziston kjo paqartësi juridike dhe përderisa gjykimin përfundimtar e ka vetëm Gjykata Kushtetuese vendi nuk ka nevojë për vendime impulsive. Më 5 mars në mbrëmje Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë urgjente për të diskutuar ndryshime kushtetuese, pas procedimit të papritur dhe urgjent që Presidentja e vendit ia bëri Kryetares së Kuvendit. Ndryshimet kushtetuese kërkojnë më shumë kohezion shoqëror dhe konsensus politik se çdo vendim tjetër që merr Kuvendi, përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit. Trajtimi me urgjencë i amendamenteve kushtetuese, të dakorduara para njëmbëdhjetë vjetësh, tregoi mungesë serioziteti për një çështje të një rëndësie të veçantë.
3.
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit në mëngjesin e 6 marsit mbetet një veprim i nxituar përderisa ekziston një çështje pranë Gjykatës Kushtetuese që mund të përcaktojë nëse procesi për zgjedhjen e Presidentit është ende brenda afatit kushtetues. Në situata të tilla, prudenca institucionale do të kërkonte që të pritej sqarimi juridik.
4.
Gjykata Kushtetuese nuk kishte as obligim dhe as mundësi reale të mblidhej gjatë natës për të dhënë një qëndrim paraprak mbi kërkesën e parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje, qoftë për pranueshmërinë e saj apo për mundësinë e vendosjes së një mase të përkohshme. Megjithatë, dekreti për shpërndarjen e Kuvendit mund të kishte pritur së paku përfundimin e orarit të punës së Gjykatës. Në këtë mënyrë, vendimi mori pamjen e një akti të nxituar.
5.
Kurdo që të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë lëndë apo për ndonjë çështje tjetër që mund të shtrohet rreth kësaj materieje, vendi do të ketë qartësinë juridike të nevojshme. Nëse Gjykata konstaton se ende ekziston hapësirë kushtetuese për të mos shkuar në zgjedhje, atëherë përgjegjësia bie mbi partitë politike që të krijojnë kohezionin dhe konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit brenda afatit që do të përcaktojë Gjykata. Në të kundërtën, duhet të fillojnë përgatitjet për zgjedhje të parakohshme.
6.
Cilido që të jetë përfundimi juridik i kësaj çështjeje, Presidentja e vendit dhe partitë politike do të ndihmonin situatën duke shmangur një fjalor që thellon më tej polarizimet politike dhe shoqërore.
.... kta janë Yjeeeeee !!!!!!!????
Veton, Veton, je tamam biri i atijë babai spiun dhe shërbëtor i UDB dhe i JUGOSLLAVISË, kundër shqiptarëve.
Haaa ky jugo-nostalgjik..... Ti thoshe plehre jooooo , pasi plehrat riciklohen, ky eshte i pa riciklueshem , ky eshte plehre qe nuk sherben per asgjeeee
SA MIRE E BERE MOJ VLLOCA. KOMUNISTI ALBIN KURTI DUHET TA LERE POLITIKEN
edhe ty te paska hy krimbi qe po te gerryen per kariere. kujtova se je me burre se hajvani albin kurti. po jo. me vjen keq
Interesi madhor i faktorit shqiptare eshte te ulen ne tryeze me serbet per njohjen e Kosoves Cdo krze fallco ne dukje patriotike apo demokratike por qe con ne largimin nga bisedimet eshte nje sherbim i shkelqyer qe i behet serbise sepse ajo ate kerkon per momenti te fitoje kohe..... te tjerat jane lojra te peshtira ne interes te serbise
Ovobo cka po ndigjon,,, nje spiu denbabaden,,,, ha m…. Sa te duash o veton,,, me kto fjal qe nuk zene vend…. Fuksi i jati e fuks i biri,,,me fuks ai qe beni t’jatin,,,,per serbet ti je me i miri,,, se per lek t’kuqin hallatin….. Moj Shqipri flaka e barotit,,,,,,, qe s’te tundi asnje shterngat,,,, je konaku i Kastriotit..,, met ty kush nuk eshte mat…… as albina as al- bu- lena,,,, kyr nuk duan vendin e vet,,,, pse tradhtar kaq shume kena,,,, o Zot pse nuk po ban qamet….
Vetoni e ka da mendjen eshte me Albinin jo me ligjin. Kurti po te ishte njeri normal, jo inatci dhe Kalama nga mendja,po them Kalama se ai ne fakt eshte I lig,maskara I lindur,do I thoshte opozites propozoni ju emrat dhe mbyllej muhabeti.
Fakti qe kushtetuta thot qe duhen 80 deputet ne salle,te detyron te besh kompromis,nuk mund te besh zgjedhje te njeanshme.Kurti si mut muti qe eshte I do te gjitha.Kaq
Ke shume te drejte or "I", po kujt i thua. A ke degjuar ndonje histori ku spiuni ben sipas llogjikes?! Ishte perendimi me ne krye Ameriken qe i propozuan Albinit qe platforme ne bisedime me Serbine te behej ne moton e "shkembimit te territoreve", por Albini e kundershtoi... Nderkohe shpalli shqiptaret e Kosoves sikur nuk jane shqiptare por dardane. Doli si kerrici para gomarit, sepse ashtu ja donte puna Vuciqit. Bertiti me te madhe se nuk e can bythen per idete e Amerikes dhe Evropes. Bile ai nuk e can bythen as per shqiptaret qe rrojne ne Serbi ashtu si nuk e can bythen as per serbet qe jetojne ne Kosove...Pra nuk e can bythen per zgjidhjen, por per rreputacionin e tij "luftarak", qe ne thelb mban ere besnikerie ndaj Serbise. Mban ere si besnik ndaj Serbise sepse mori persiper kundershtimin e platformes perendimore dhe ja ku jemi sot...Hajde or te keqen dhe spjegoi ti nje spiuni llogjiken, sic mundohemi ne me Albinin. Albini ka platforme tjeter dhe kjo eshte fatkeqesia jone qe trurin nuk e kemi ne koken tone por ne koken e 'aljeneve" qe komandohen nga qendra ne Beograd....
Eshte ligji Veton, eshte ligji. Duhet zbatuatr nga te gjithe. Vjosa veproi drejt.
Ja pra komunisti e mbron komunistin ky surroj me krejt familjennka qen komunist e mbaj mend kur i madhi rugova deshi ta mbaroj rezidencen presidenciale ne germ7 ky komunist me pes gjasht komunista tjer epat pengue por mbet rrugve dhe mir u ba