Kuvendi i Kosovës, është mbledhur sërish këtë të enjte, 5 mars 2026, për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, një seancë kjo e cila dështoi.
Të pranishëm në këtë seancë ishin 65 deputetë dhe mungonin 55 të tjerë. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve të vinin në seancë.
Ajo tha se deputetët e kanë detyrim të jenë të pranishëm sipas Kushtetutës së vendit dhe se ata nuk kanë marrë leje për të munguar.
Në mungesë të tyre, zgjedhja e presidentit është e pamundur, pasi nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë.
“Nuk ka kuorum për ta vazhduar këtë seancë. Disa herë u bëra thirrje deputetëve të vijnë dhe të jenë të pranishme, por ata nuk janë të pranishëm dhe kështu nuk i kemi 2/3 e deputetëve. Nuk mund të vazhdojmë me votimin”, tha Haxhiu.
LVV ka propozuar dy kandidatura për postin e Presidentit, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mullhaxha-Kollçakun.
Zëvendëskryetari i Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Vigan Qorrolli, tha se pas shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha-Kollçaku për postin e presidentit, komisioni vlerësoi se mund të procedohet me nominimin e tyre në Kuvend.
Kujtojmë se sot është afati i fundit kur Kosova duhet t’i nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve, duke argumentuar se vetëm kështu mund të shmangen bllokadat politike në Kuvend. Edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka mbështetur kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, që presidenti i Kosovës të zgjidhet përmes votës së popullit.
Por, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të procedojë për votim amendamentet kushtetuese të propozuara nga Osmani. Arsyeja ishte mungesa e numrit të mjaftueshëm të deputetëve, veçanërisht nga komunitetet joshumicë, votat e të cilëve janë të domosdoshme për ndryshime kushtetuese.
Duhet te behen zgjedhje te reja te parakohshme.
Bravo Albina, njashtu mos u tut bre. O je zotni bre, a nuk erdhe me na bashku me Shqipnin? At pun e ke kry tash bre. Asnjoni s've n'dyshim burrnin tate bre Albina. 60 here bre i vune n'parlament per Albulenin. Hojnat nuk deshn me zgjidh. A ka ma t'zotin se Albuleni? Jo zotin jo, as Vuçja bre s'mund me bo ma mire. Tash mbaj nja 60 jave pa president, cka me e lyp? Kush po can kryt pe evropi dhe Hamrik. Kena shtet t'pamvarnun. Pas 60 javesh bre, kena zotnin Negjmedin Spahin. A kena ma burr t'zotin? Vet zotni Ngjmedin e ka thon se Titon e ka dash fort. Tito, ka thon Negja, osht ku ku ma nalt se enver hoxha, naj e kam dash fort. Sot bre Albina, ai nipi i Gjaferres bre, jo i Devës nga Mitrovica e Titos, ky i Ypit, jan fis atdhetsresh keta Ypet bre Albina, ka ken kryminister ne kohen e Gjermanise Gjafa(Ypi) ka kshillue per Negjmedinin. E ka thon me t'modhe bre, si Negja president, s'kena me gjet n'bot t'gjalle. Naj, bone bre president, edhe Vuqa ka me dasht Negjën, ma mire s'ka me u ba. Haj tung, Vuqa ka me t'dergu dy hajna me i kap. Thuj qe ishin terrorista dhe kur me bo zgjedhje t'reja ke me fitu prap. Popullin e kena atdhetar. Pas lufte Rugoven votun prap. E kishtu rujt Millosha me gjith familje Rugoven si koqe molle. Ndaj edhe ti, do fitosh patjeter bre. Osmanke maje president n'detyre sa me bo zgjidhje t'reja.
Te lumte pena , me ke kenaqur me ironin haaaaa
Une mendoje président per krahinen shqipfolese kosove zotin Nexhmedin Spahiu, kryeminister Halil Matoshi, minister i jashtem Blerim Gashi, minister kulture gazetar Vehbi Kajtazi, minister per maredhenjet me néné Serbi Leonard Kocuku........ Kurtovitç kryetar sindikate. Minister thesarit nje ballist nga LDK. Vjosa e Mitrovices ministre fiskulture. Pa humor , mos i gjykoni mjerranet , ne ate krahine kishte 400 mije komunist jugosllave shqipfoles , nje matematik e thjeshte 400 mije te martuar me dy femije= 1 milione e 200 mije antishqiptar kur kjo krahine ka 1.5 milione banore. Kushti per tu antarsuar ne parti ishte ( urrejtje pathologjike per Shqiperine) ndryshe 'uk punoje dot as polic as gjyqtar as prokuror mesues ne komune bashki poste. Eshte nje fare Tom Gashi qe kazanet televizive i japin hapesire ka punuar prokuror gjyqtar jugosllave i ka masakruar shqiptaret sot e keni me vetfundosjen . Ka ne ate krahine shqiptare te vertete por jane pak rrethe 10-20% te tjeret jane jugo-nostalgjik.