Albin Kurti ushtari i vetëm i UÇK-së, gjithë të tjerët mercenarë

6 Qershor 2022, 16:28Rajoni TEMA

Albin Kurti ushtari i vetëm i UÇK-së, gjithë të

Marrëdhënia e kryeministrit Albin Kurti me UÇK-në është një monstrum i krijuar nga vetë ai.

Kurti ka një lidhje të përçudnuar me këtë strukturë ku edhe e urren, edhe e do veten pjesë të saj.

Si i lemerisur në Kuvend thërriste emra ndihme për të dëshmuar se ka qenë pjesë e UÇK-së në kohën kur i kontestohej pjesëmarrja.

“Pyesni këtë, pyesni atë”, vazhdonte t’u thoshte deputetëve kundërshtues në Kuvend.

Në momentin që të duhet dikush tjetër për ta dëshmuar prezencën, punën e ke pisk. Por atij, në fakt, aq i bën për UÇK-në dhe luftën. I bën shumë vetëm për veten në UÇK.

Sikur të ishim në një tjetër shekull. Në kohën kur shiriti filmik nuk ekzistonte. Kur të vërtetën e bënin kronikasit që i qëndronin mbretit afër, sot do të mësonim se UÇK-ja është udhëhequr nga Albin Kurti dhe gjithë ushtarët e tjerë të vërtetë kanë vdekur, prandaj ai është tashmë zgjatimi i vetëm nga lufta e lavdishme. Është Komandanti i Ushtrisë së Vdekur.

Por, s’është kjo mundësi. Janë kohë të tjera. Prandaj, është dashur kjo lidhje frankenshtajn, ku të gjithë udhëheqësit e luftës shpallen kriminelë të pasluftës, derisa veteranët bëhen veteranë vetëm kur duhen për vota, ose kur ka nevojë për instrumentalizimin e tyre, siç pat ndodhur në kohën e protestave që Lëvizja Vetëvendosje bënte bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Aty e kishte parë Kurti se muskujt e veteranëve mund t’i hyjnë në punë shumë, prandaj i kishte vërsulur, përmes AAK-së e Nismës, në drejtim të Kuvendit.

Aty e kishin parë edhe veteranët, të cilët bënë të hyhet dhunshëm në Kuvend dhe bënë të sulmohet institucioni, meqë Kurti i kishte bindur se vandalizimi nuk është ushtrim i dhunës – muri nuk ndjen dhimbje.

Kishte edhe skenarë se si t’i vihej flaka gjithçkafes. Nuk është provuar asnjëherë, sepse nuk qe nevoja të ndodhte, por kishte edhe modele të përgatitur se si do të sulmohej Kuvendi. Thuhej se një grup i armatosur ishte nisur për të sulmuar ndërtesën e Kuvendit, kurse disa nga deputetët e Vetëvendosjes kishin xhaketa me benzinë për t’ia vënë flakën.

Çka duhet kuvendi i tradhtarëve?

Kuvendi është sulmuar, por jo në këto dy skenarët më lart, fatmirësisht. Fatkeqësisht është bindur qytetari i Kosovës, në këtë rast veterani, se edhe bën të sulmohen institucionet.

Por, ata edhe sot të instrumentalizuar janë, sepse është kryeministri i tyre që, një herë ju thotë se ju nuk jeni aq sa thoni që jeni, dhe më pas ju tregoni se ju nuk meritoni aq sa thoni se meritoni.

E keni parë Kurtin në emisionin Desku në KTV. “S’e meritojnë pagën minimale veteranët”, thotë ai. “Paga minimale meritohet me punë. Paga minimale nuk është dekoratë”.

Në po të njëjtin segment thotë edhe se “nuk janë 60 mijë veteranë. Nëse dikush dëshiron ta gënjejë vetveten nuk mund të më gënjejë mua”.

Kurti është autoriteti suprem që vendos edhe sa luftëtarë kanë qenë, edhe çfarë lufte kanë bërë, edhe çfarë meritojnë për atë luftë.

Ai për vete meriton pagën, meriton mëditjet, meriton veturat që e vozisin, meriton truprojat që e shoqërojnë, meriton shtëpinë e madhe. Gjithçka meriton ai.

Të tjerët nuk meritojnë asgjë, as pagën minimale.

Ai nuk e ka dhënë rastësisht këtë deklaratë. Ai i do të revoltuar veteranët kështu siç ishin sot. Ai do që ata ta sulmojnë Kuvendin për një pagë minimale, në mënyrë që të dalë e vërteta e tij se “ata janë mercenarë”.

Në mendjen e Kurtit e gjithë situata do të përfundojë me këtë epilog: Disa janë në Hagë, duke u akuzuar për krime gjatë luftës. Të tjerët janë në Kosovë duke sulmuar institucionet për një pagë. Rrjedhimisht ka mbetur veç një ushtar i vërtetë i UÇK-së. Vetë ai.

Kështu, krejtësisht qëllimshëm, po rimodelohet ideja kolektive për luftën, duke krijuar një imazh të caktuar të luftëtarit mercenar sot, për të dhënë versionin se si ishte ai dje. Dhe krejt ky ristrukturim i të kaluarës së gjithë të tjerëve, për ta ndërtuar historinë prej heroi të një personi.

Por, a jemi gati ta fshijmë memorien për luftën, vetëm për favorin e ndërtimit të përrallës së një njeriu?

11 Komente

  1. i
    ilir

    vetem shtypi i beogradit dhe gazeta tema e gazeta e financuar nga pronto mafia kapen per kar te albinit gjdo dit kot e kini o ju rota kari

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une

      Njesoj si Enveri dikur qe hante veze me gjalpe te tiganosur ne Tirane kur luftetaret vriteshin maleve , edhe Albini hante simite me miell serbie e pilaf me leng pule kur UÇK ja vritej betejave. Ne fund te dy , edhe Enveri , edhe Albini shkarkuan e vrane e burgosen gjithe luftetaret per te shkruar historine sipas tyre qe kishin qene luftetare e jo ngrenes qoftesh e pilafi.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardhyli nga Kosova

        Me kote je lodhur me llogjike njerezore. Kurti nuk vepron sipas llogjikes, por sipas planeve qe ka ne koke. Sipas planeve ai nderton dhe llogjiken. Me e keqja eshte se ai nuk ka as plane. Planet e tij jane urdhera qe vijne nga lart. Ai thote dhe ben sic e komandojne nga Beogradi. Ne thelb Komanda Supreme e Aljeneve gjendet ne Mosoke. Albini komunikon me Aljenet nepermjet nje mikrocipi qe aljenet ja montuan ne tru ne kohen kur ai ishte ne burgun serb. Albini as e kupton fare qe ai ben punen e aljeneve. Atij i duken ide gjeniale qe ate qe thote sot e mohon neser. Ne popull ka njerez qe mendojne se keto ide te Albinit ngjajne me pordhet e qelbura njerezore dhe cuditen se si eshte e mundur qe Albini te jete kaq kontraditor. Vecanerisht ata nuk kuptojne se si eshte e mundur qe Kryeministri te jete kunder veteraneve. Atyre me ordinereve, si puna ime u vete mendja ne "vicklat" qe hedh Albini kunder Amerikes dhe Evropes. Ata me te zgjuarit mendojne se si eshte e mundur qe kosovaret nuk kuptojne se Albini ndihmon Vuciqin per te ruajtur statukuone, deri sa Aljenet e Mosokes te mbrijne ne kufujte tane. Ata cuditen se si eshte e mundur qe Albini saboton bisedimet dhe propozon cdo mengjez nga nje ide te re. Eh, njerzit jane lodhur me keto levizje marramendese te Albinit dhe jane bere me dhimbje koke. Vecanerisht fjalet e tij "patriotike" jane aq dispropocionale sa njerzit mendojne se Albini eshte Veterani me i Madh, mbas Vuciqit ne Kosove. Ai eshte "Madhor" dhe jo me kot Visi e quan Albin Kingu. Per mua Albin Kingu eshte Kingu i gjithe shqiptareve duke na bere edhe ne ketej kufirit te mallengjehemi me kete aljen.

        Përgjigjjuni
        1. Visi

          O Kot së koti mos fsheh pas emrave të huaj kur shkruan se dukesh si një ......

          Përgjigjjuni
        2. g
          gavroshi

          Ky qelbesire dhe ndyresira Vjosa Osmani jane pjelle e UDB-se.....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prishtine

            Lene ju Albinin po kallxoni pse nuk e postoni fjalimin e Lavror te Rusise ku shpreh dashni dhe meshtetje per Ballkanin e Hapur..eh more vllehogrek shqipfolsa, fort bre jeni djeg..mbane tash e thene qafen bashk me Ballkanin e Hapur..shkavellovllehogrek shqipfolsa, asgja ma shume nuk jeni..

            Përgjigjjuni
            1. A
              Artan

              Ti do jesh "shqiptar i mire"

              Përgjigjjuni
            2. K
              Koqevaresi

              Keto jane rrace e pabese. Le te rrine ne geton e tyre deri sa te degdisen te vellezrit e tyre ne Anadoll.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Veterani

                Bravo GAVROSH shkurt dhe saktë por VV janë shumica të nga kazani sllavo ortodoks.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  lexuesi21

                  Perse kosovaret kane vene kete kryeminster medioker por mos me thene mercenar..

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sapa

                    Nuk ka rendesi kush eshte dhe si eshte ky njeri.Por di qe ai fitoj zgjedhjet pastaj ne menyre demokratike(gje qe ne atdheun shqiptar nuk behet fjale)dorezoj karriken dhe beri perseri zgjedhje ku dhe fitoj.Kjo tregon qe populli ate e do ne karriken e kryeministrit dhe e tregoj me votat e tij.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje