Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.
“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Më 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Por, gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit miratuan listat e kandidatëve të të gjithë partive, përveç Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.
Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan./ REL
Por çfarë mutin duan këta të Vetvendosjes që votojnë kundër?! Lista serbe mos do i marrë dorën Kurtit së kë do zgjedhi?! Pse krijojnë probleme pa pasur nevojë?! Dikush është i çmendur te VV-ja! Me siguri.
Po ku e di ti pse? Na thuaj di gje....
Albin Kurti po e kerkon vete qe ta marrin si Maduron e ta dorezojne ne Serbi. LVV po mundohet te shpallet nongrata dhe te futet ne listen e zeze nga Perendimit. Sa trullana paska pas ne Kosove!
Mos ja qaj hallin se nuk kane cfare ti bejne po fare.....shiko ata ne Tirane
Kurti!
ti hane ate qe nuk thuhet
Po mo Sander i hane por mos harro kush ishte sadam hyseini,gadafi e deri te maduro, pra gjithe ata qe amerika i ka akuzuar çofte edhe pa te drejte kane shkuar hopa hopa,e kurrci kete synim ka qe kosova te shkoje hopa hopa se vet ne fund te fundit iken ne serbi ose rusi.