Ambasadori britanik: I kërkojmë vazhdimisht Serbisë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

17 Korrik 2024, 09:39Rajoni TEMA
Ambasadori britanik: I kërkojmë vazhdimisht Serbisë

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se shteti i tij vazhdimisht i kërkon Serbisë përgjegjësi për sulmuesit në Banjskë.

Ai ka thënë se pas këtij sulmi, Britania ka parë të arsyeshme që të shtojë numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë. Megjithatë, ambasadori thotë se ende mbetet e paqartë se çka saktësisht dhe cili ishte qëllimi i sulmit të 24 shtatorit.

“Ende nuk kemi parë dëshmi përfundimtare se çfarë saktësisht po ndodhte në atë sulm dhe çfarë ka qenë plani dhe qëllimi”, ka thënë Heargreaves.

Ai shtoi se pret që Serbia të ndërmarrë veprime lidhur me sulmin në Banjskë.

“Kemi qenë shumë të qartë me autoritetet serbe për atë se ne presim që t’i mbajnë para përgjegjësisë, ata që e bënë këtë incident kriminal”, deklaroi Hargreaves.

Kur është pyetur se si përgjegjësi për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiç, endet i lirë në Serbi, ai ka theksuar se autoritet serbe i kanë siguruar se po merren me këtë.

2 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Sulmi i 24 shtatorit te vitit 2023,ishte dhe mbetet nje akt terrorist i organizuar dhe i pregatitur ne koordinim nga ekspert te fushes si nga moska ashtu edhe beogradi.Te dyja qeverit ne bashkepunim me njera tjetren ,sterviten kete bande fashiste dhe i hodhen si terrorist te stervitur me armatim modern te cilen e ka ushtria rusoserbe ne zbatim.Ambasadori, pamvaresisht te gjuhes diplomatike,eshte shum i embel ashtu sic u kerkohet diplomateve " urt dhe qet " po kurr nuk duhet harruar ,duhet shkuar deri ne fund ndricimit te vepres terroriste.Bota perparimtare e ka plotesisht te qarte,edhe institucionet e Republikes se Kosoves,ceshtjen para europes plake(para pesehes te mallkur) e ka paraqitur me detaje shum bindese.Bushtra e vjeter ,aludon se me genjeshtrat intrigat e veta,mendon se ne u bindem ,ngase ne jemi ashtu si ne shekujt famekeq qe vepronin caret e rusise dhe ata te frances ...Historia fatkeqesisht paraqitet e njejta!metodat jane te persosura dhe ne dem te kombit tone,por aftesia e trasheguar nga te paret tane ,na kane ber te gjykojme dhe vleresojme aleatet tane besnik (SHBA,ANGLI GJERMANI...)qe ti kemi miq besnik ne dite te veshtira.Qe rusoserbet nuk rehabilitohen ,kjo nuk na befason,armiku shekullor mbetet gjithmone i njejti per kombin tone,..sado te venoj,bota perparimtare do bindet me perbindeshin rusoserb...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama

      Sulmi në Banjske ishte nje akt agresioni i shtetit serb kunder Kosoves, i kamufluar si akt terrorist i serbëve lokal.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje