
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se vazhdon të jetë përkrahës i madh i nismës rajonale Ballkani i Hapur.
Ai ka theksuar se Open Balkan ka për qëllim që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj nisme për të hapur kufijtë siç u shpreh ai për tregtinë e mallrave dhe për lëvizjen e turistëve. Kosova vazhdon të jetë kundër kësaj iniciative rajonale.
“Ne kemi vërejtur se kemi nevojë që ata kufij të jenë kufij, jo për të ndarë vendet, por më tepër vendet që bashkojnë vendet.
Ka pasur një sërë përpjekjesh për integrimin rajonal, një nga ato këtu në Ballkan, të cilin ministri Momiroviq e përmendi, dhe do ta përmend sërish, sepse jam përkrahës i madh i kësaj nisme, Open Balkan, që provon të ftojë të gjitha vendet, dhe këtë gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor, të bashkohen.
Kërkon të sigurohet se pavarësisht nga statusi i tyre, vendet të bashkohen, të punojnë së bashku dhe të veprojnë për të hapur kufijtë, dhe për të siguruar që ata kufij të lehtësojnë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe lëvizjen e turistëve”, theksoi ai.
Ti dhe serbet....
Ti je por ne nuk jemi..!
I nderuari ambasador ! Kjo që thua ti i ngjason pohimeve të agipropaganduesve të dikurshëm që iu pëlqente INTERNACIONALIZMI PROLETAR, por në krye me,,,, dihet se kush ishte në krye, ashtu sic e dimë edhe ne se cilin e doni ta keni në krye (rihegjemoninë serbe) të OPEN BAKLLAVA. Paqë të drejtë e rehati "ndërnacionesh" do të vendoset në ILIRI vetëm kur do VENDOSET DREJTPESHIM POTENCIALI USHTARAK, jo me bakllava populiste sic na shisni. Deri tashti nuk kemi parë ndonjë dokument shkrimor se si do na duket "INTERNACIONALIZMI PROLETAR" në Bakllavanë e helmuar, marketingun e të cilit po e bën ti /ju për mirësjellje.
Zoti ambasador i serbisë nazishoveniste! Sheh ti gjetkë që një shoqëri të jetë aq e ngarkuar me fobira, sic janë serbët ndaj nesh shqiptarëve dhe, krahas nesh, edhe ndaj USA. Ku e merrni atë energji optimizmi se një psikozë shoveniste do shuheshka brenda disa dhjetëvjetëshash. Nuk shërohet Serbia, jo. Sëmundjen e saj e pësojmë ne. JO bakllava.
Open Ballkan mua si person me pelqen,te hapemi,me shume turizem,me shume kulture,me shume Paqe.Por kur e ndigjoj nga goja jote me iken deshira fare.Je politikan i Rrezikshem Z Hill,ke bere shume Brockulla ne kurriz te Shqiptareve,nuk kam simpati fare.Hiqeni te gjithe si te zgjuar,por jeni kot fare.Po e beni Ballkanin rremuje fare,shume shpejt do i dali zeri.
pse nuk thote Z.Hill qe Open Ballkan FAVORIZON me shume Serbine?????? Prodhimet Serbe te hyjne ne Tregun e Ballkanit dhe te behet Serbia Dominuese??Pra thene shkurte nje Jugosllavi Ballkanike.....ku rol Prioritare kane SERBET..lol
Ky robqir e ndriti me Bosnjen ku u vuri gozhen e nastradinit me republika serpska dhe beri Bosnjen shtetin me te kapitulluar dhe aspak funksionues ne bote dhe tani na shet cudira e uleret me forte nga te gjithe per nje tjeter gozhde nastradini ne Kosove. Kini mendjen se ky prandaj eshte derguar ne Serbi e rajon per te bere ne Kosove ate qe beri ne Bosnje me marreveshjen e Dejyorini ku ky ishte arkitekti i ndarjes se sotme de fakto te Bosnjes. Edhe ne Kosove kete po synon me asocacionin dhe me shume flet ky se amb. Amerikan ne Kosove.
Kristofer Hill-in e nxjerrin lakuriq Fatos Nano dhe Izet Haxhia ne ca "rrefime" te tyre per vitet 1991-1992 ku njihet si nje nga te fandaksurit pas Berishes atehere kur amerika kishte vendkomanden e saj ne Beograd per Ballkanin..."Hillat dhe Billat" duke nenkuptuar Kristoferin dhe Rajersonin kane qene pjese e nje sekti ultra-proserb ne WDC pasojat e te ciles i shohim akoma me Non Graten qe doli nje fllucke sapuni