
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, e ka cilësuar si brutalitet skenën kur bandat kriminale në Komunën e Leposaviqit, një ditë më parë, sulmuan gazetarët të cilët po raportonin nga terreni.
Ai ka pyetur se pse Lista Serbe nuk e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve ndërsa ka bërë të qartë se të gjitha palët duhet të bëjnë pjesën e tyre për të shtensionuar situatën në Veri të Kosovës.
“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Serbe.
Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të shtensionuar situatën”, ka shkruar Rohde, duke komentuar videon e publikuar teksa pjesëtarët e strukturave paralele ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve.
Të premten në Komunën e Leposaviqit u sulmuan nëntë gazetarë prej të cilët nëntë kanë marrë lëndime trupore.
Sulmet u dënuan nga të gjithë përfshirë krerët institucionalë shtetërore e diplomatë të huajë të akredituar.
Lini një Përgjigje