Ardit Gjebrea: S'ka rrezik të mbulohen vajzat me shami në shkollat e Kosovës, jemi në vitin 2022

15 Gusht 2022, 11:57Rajoni TEMA

Ardit Gjebrea: S'ka rrezik të mbulohen vajzat me shami në

Ardit Gjebrea thotë se s'ka rrezik që të mbulohen vajzat me shami nëpër shkollat dhe institucionet e Kosovës. 

Sipas tij kjo tregon emancipim dhe se duhet respektuar dëshira e tyre. 

Postimi i plotë

Tani që është kohë pushimesh, kemi edhe kohë te lexojmë lajme e komente, reagime për gjithçka ndodh rreth nesh.

Sot më tërhoqën vëmendjen dy lajme me reagimet përkatëse: I pari bënte fjalë për një projektligj për lejimin e shamive për vajza dhe gra në shkolla dhe institucione, mesa kuptova në moshën mbi 16 vjeç, në Kosovë.
Lajmi i dytë bënte fjalë për një protestë në Himarë në lidhje me pronat dhe që fjalimet ishin mbajtur edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën greke.

Reagimet për lajmin e parë shiheshin si një ngadhënjim i islamizmit, ndërsa i dyti si një rikthim të protagonizmit grek në Himarë.

Nga se kemi frikë?! Përse të dyja rastet të mos shihen si bashkëjetesë në harmoni? Mendoj se mungesa e sigurisë së individit për çka përfaqëson sjell edhe këto reagime. Nëse një familje është e qartë në edukimin fetar të çdo anëtari dhe me bindje e pa imponim besimin e ushtron si një ushqim për shpirtin, nuk mendoj se ka rrezik.

Jemi në vitin 2022 dhe dinamika e jetës ndryshon prej evoluimit të ngjarjeve dhe sjelljeve ndaj fenomeneve që sjell koha. Thuhet që me kohën, gjithçka shkon në vendin e vet. E nëse shkon gabim? Jepi kohës kohë që të rikuperohet e të shkojë aty ku duhet. E nëse gabimi është fatal? Përsëri meqë jam vetë në besim, besoj se Zoti vendos gjithçka në vend në momentin që Ai e di!

Unë jam për respekt ndaj tjetrit, të besimit, etnisë... dhe dënoj shfrytëzimin e tyre për politikë apo përçarje, për urrejtje apo dhunë, për imponim apo përjashtim, mbi të gjitha dënoj sjelljet dhe veprimet ekstremiste të çfarëdolloj natyre.

Kush është i sigurtë në çka është, nuk ka frikë nga tjetri që është i ndryshëm. Është kaq bukur të bashkëjetosh, ta respektosh dhe ta bësh tjetrin të ndihet mirë. Më pas, secili në punë të vet, në familjen e vet!
A nuk është Zoti një?! Ç'rëndësi ka si e quajmë! A nuk është njeriu një? Ç'rëndësi ka ku jeton, i çfarë race është e çfarë gjuhe flet. Thjesht pranoje... nëse me dashuri, më mirë për të dy!

9 Komente

  1. A
    AntiGjebrea

    Edhe ky, Gjebrea, paska rrëshqitur nga binarët e kombit. E paska nggrënë çorbën e prishur.

    1. S
      Shkop Bambuje

      1) Ardit Gjebrea, është një artist brilant që nuk ka të dytë në këtë tokë. 2) Ardit Gjebrea, është një koqe kandari në politikë. O Ardit Gjebrea, merru vetëm me ç’farë di të bësh më mirë. Mos u kruaj me politikën sepse ajo është kurvë e karakurvë. Ok ?

    2. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Një mbules e tillë është gjëndje primitif ku forcon metodën si të drejtë të Millosheviçit kundra kësaj mënyre jetese.

      1. Q
        Qorri

        Ardit qorri shiko filmime te Afganistan ne 1900 dhe 2022 me pare ishin te gjithe te veshur me kostum e sot me burka te ka zene syte paraja nuk di cfare behet jashte

        1. A
          Altin

          Ky paska pjerdhur fare. E paskan blere dhe ko.e debili.

          1. L
            Ladi

            Prej kohesh ky eshte i shitur. Ju kujtohet emisioni i tij per te liruar nje vrases gjakftohte, vrau nene e bije? Ky eshte Arditi. Nje plehre ekrani. Interesaxhi i paskrupullt. Nje lekist pa asnje moral.

            1. E
              Edi

              Duhet te denohen ata qe promovojne nenper tv gazeta degjenerimin e shoqerise. Qe e kane kthyer femren ne prostitute. Ku per 5 leke te qelbura nxjerr shale e bythe. Kosova drejt nje hapi madheshtor per ti vendosur femres ne vend dinjitetin e munguar.

              1. s
                shqip

                O pallë e kupton çfarë po thua.? Ta lëmë shoqërinë në duart e talebaneve, se pastaj i rregullon zoti. Ça keni në vend të trurit o debil ? Shiko Afganistanin e para 50 viteve , si ka qenë shoqëria, të kuptosh çfarë sjell shamia dhe islami. Që ne kemi deficit mendor si popull, këtë s'e luan topi. Të gjithë në garë të japin mendime. Por askush nuk bën analizë për pasojat. Ti pervers që fatkeqësisht të bie në dorë mikrofoni, nuk shikon c'behet në botën arabe o llosh? Mendon që ata janë më pak të zgjuar se shqiptarët ? E ke gabim. Janë të detyruar sepse islami i tyre eshte një formë fashizmi me ngjyrime fetare. Ajo shamia që ty nuk të bën përshtypje, në fakt është nëna e mjerimit. Po bukur, të veshim edhe ty, edhe familjen tënde më shami. Madje nuk të lëmë as të shkosh me pushime në det, jo më të këndosh në skena. Idiot. Vër trurin përpara, mos na bej të diturin, ko*e kanari.

                1. A
                  AX

                  Ik o Ardit ha ndonje BanaKing bardhoshe dhe ndaj leket ma Sandrin. Mos ha mut per gjera qe nuk i kupton dot. Paske dhe semundjen e Saliut dhe Xhikut qe i drejtohesh vetes ne numrin shumes. Debil

                  Lini një Përgjigje