Nikaragua, me regjim autoritar, përjashton dhe përndjek gazetarët, por BE-ja ia ka liberalizuar vizat – Kosovës ende jo

14 Gusht 2022, 19:00Rajoni TEMA

Nikaragua, me regjim autoritar, përjashton dhe përndjek

Nga Blerta Ahmeti

“Pa asnjë media të pavarur në vend dhe me përjashtim të çdo gazetari të huaj, Nikaragua është shndërruar në një ‘vrimë të zezë informacioni”, thotë Natalie Southwick nga Komuniteti i Mbrojtjes së Gazetarëve, në një përgjigje për gazetën amerikane Los Angeles Times.

Gazeta i ka kushtuar një artikull regjimit autokratik/diktatorial të Daniel Ortegas, i cili nga një revolucionar u kthye në një autokrat dhe nga 2007 mban postin e presidentit.

Titulli i artikullit të LA Times e shpjegon më së miri situatën atje.

“As Orwell-i s’do mund ta ëndërronte një vend si ky: gazetarët ikin nga Nikaragua”.

Këtë artikull e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, duke kujtuar një fakt rreth këtij shteti që lidhet edhe me Kosovën.

E tillë si është Nikaragua, Bashkimi Evropian ia ka liberalizuar vizat, ndryshe nga sa ka bërë me Kosovën.

“Gazetarët e huaj s’mund të futën në Nikaragua, por Bashkimi Evropian ia ka garantuar regjimit brutal të Ortegas liberalizimin e vizave në Zonën Schengen”, shkruan Selimi.

“Pyes shokët e mi evropianë, çfarë kushtesh ka plotësuar Nikaragua që s’i ka plotësuar Kosova? Rendin dhe Ligjin? Demokracinë e shëndoshë dhe të drejtat e njeriut?”, ka shtruar pyetje retorike Selimi.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave nga BE-ja.

U besua se në Samitin e fundit në Bruksel regjimi i vizave do të hiqej, meqë kishte një klimë pozitive se kosovarët tashmë meritojnë lëvizje të lirë, por nuk ndodhi.

Përndryshe, Kosova është vendi që ka pasur më së shumti kushte të caktuara nga Komisioni Evropian për liberalizim të vizave, mbi 90, dhe të gjitha i ka plotësuar.

Në vitin 2018 Komisioni Evropian kishte konstatuar se Kosova s’ka më kushte për liberalizim të vizave dhe gjithashtu Parlamenti Evropian kishte dhënë rekomandim pozitiv.

Por, Këshilli i Ministrave, aty ku merret vendimi politik për heqjen e vizave ende nuk është gati, pasi shtete si Holanda e Franca vazhdojnë të jenë skeptike në raport me Kosovën.

2 Komente

  1. r
    realist

    Pergjigja eshte fare e thjeshte : Nikaragua eshte vend kristian .

    1. L
      Laiku

      Po si mund te heqesh vizat per ne Evrope , per nje vend e nje popull , qe diskuton se si t'i vere thesin islamik mbi koke femijeve vajza 11 vjecare , neper shkolla , madje me dakordesine e kryeministrit famekeq Albin Kurti ?!

      Lini një Përgjigje