Autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan jepte para me fajde dhe ‘reklamonte’ jetën luksoze në rrjetet sociale

10 Gusht 2025, 18:20Rajoni TEMA
Autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan jepte para me fajde dhe

Mefail Shkodra, që akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan dhe që është dënuar me herët për fajde, nuk hezitonte të shfaqte jetën luksoze në rrjetet sociale.

Në profilin e tij në “Instagram”, Shkodra ka ndarë foto me makina si “Range Rover” dhe “BMW X 5”.

Po ashtu, në postime, ai del krah politikanëve të lartë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama apo kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Shkodra shfaqej krenar për arritjet e tij dhe këtë e tregojnë statuse si “nëse ndalesh sa herë që një qen leh, nuk ke për ta mbaruar kurrë rrugën tënde” apo “njerëzit e fortë rrallë kanë një të kaluar të lehtë”.

Në qershor të vitit të kaluar, ai u arrestua bashkë me të birin, nën dyshime se jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte e shantazhonte viktimat.

“Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro“, thuhej në njoftimin e 21.06.2024 të Policisë së Kosovës, që publikoi një vit më parë edhe videon e arrestimit, ku Shkodra u kap mat në banesë, aty ku iu gjetën mijëra euro dhe armë zjarri.

Pas katër muajsh paraburgim, ai u lirua në tetor 2024.

Mefail Shkodra akuzohet se është autori i vrasjes së tre personave mesditën e sotme në Gjilan.

Pas një shkëmbimi zjarri, ai dyshohet se la të vdekur një burrë, së bashku me të birin dhe dhëndrin, ndërsa plagosi një tjetër.

Paratë më fajde dyshohet se shkaktuan përplasjen, megjithatë hetimet për ngjarjen vijojnë.

11 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Tash cfar do thone ne konferenca shtypi separi osmanka pastaj kurrci pas tij sfeklla e ne fund edhe e deshtuara per 54 her te bahet kryetare e kuvendit e ndyra allbulen haxhiu, a do thone se ky krimineli qe sot vrau tre qytetar eshte avancuar ne pushtet nga ish presidenti Thaqi, apo se fotot qe po qarkullojne jan fotomintazh i gazetarit Lirim Mehmeti, si ka mundesi o zot qe te gjithe ish udbashet e supovcat po gjejne strehe ne vetvendosje e tash edhe fajdexhijt,eu shqiptar te dashur o shqiptar te mjer si u mashtruat keshtu nga nje grup kriminelesh te trajnuar babe e babgjysh nga serbia dhe prap nuk ju vjen turp ja dhate voten e turpi ju mbulofte ashtu si keta ne foto te gjithe kriminel.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Ha ha ha

      Do thote qe aty kane dale ne ambasaden shqiptare ne Prishtine! Gjeje kush te fton aty!

      Përgjigjjuni
      1. I
        I cuditur

        Kosova eshte thjesht fshat me status te diskutueshem. S ka karakteristika shteterore.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dielli parë

          Krahasuar me Shqipërinë është demokraci Evropiane.Po në Shqipëri për një ditë vrahën 3 veta në vazhdimësi dhe nuk gjendet dorasi,apo nuk është Shqipëria vendi i drogës,atdheu i hajnave që kanë mbushur burgjet e Evropës siq kanë mbush bulevardet me kurva shqiptare.Apo po flasësh në stilin siq i tha dija deles ta pash kur iu ngrit bishti gjersa kërcente një vij uji,kurse dija e ka të zbuluar gjithmonë.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            O dielli i pare,para se te bash krahasime mes shqiperise e kosoves meso te shkruash o njeri, shkruhet dhija e jo dija, pastaj askush nuk i arsyeton vrasjet ne shqiperi por ama ajo qe dihet eshte se rajoni i Gjilanit eshte nje nder ragjionet me kriminale ne trojet shqiptare, dhe kete e deshmon krimi i djeshem te cilin duhet ta denon çdo shqiptar normal bile edhe fotot e tij me presedniken, kurrcin e sfekllen, turp per ty dielli i pare ik fshihu diku banu dielli i fundit se te bie me mir.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I cudituri

              Po jo re burre se jane propaganda ato rreth demokracise Kosovare. Atje te fabrikojne akuzat policet qe te marrin leke, ndryshe te fusin ne burg pa fakte si ne mesjete. Referoju gazetave italiane. Megjithese ka disa njerez te mire e me shkolle, ata qe jane budallenj jane si fise te egra, s mbushin fare. Mos rroni me perralla, Kosova eshte e fundit me shume diference ne Evrope, e pa hapur syte ndaj realitetit jo vetem qe nuk zhvillohet, por ka mundesi te rikthehet si krahine Serbe

              Përgjigjjuni
      2. K
        Koha

        Vetvendosja ishte ide e mire si parti. Kospva kishte nevoje per parti te mirfillta. Por pastaj dalngadal kjo parti u be streha e horrave dhe sidomos e atyre qe nuk dhane asgje per Kosoven dhe madje wdhe nga ata qe para lufte punuan kunder Kosoves. Faji eshte i kidershipit mendjembyllir e primitive, te paguximshem e kalkulies deri ne gerdi. Sot kjo parti eshte shenderruar ne file te te gjithe banditve horra e spekulanta.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirane

          Legenat e poshter, qelbesirat! Krre nuk i thirrin perkrahsit e devotshem te tyre ne festa, por aty thirrin vetem ata qe ua thajne leku. Sikur jy qeni vrases. E pamundur qe kreret e shtetit mos me dijte biografin w tij me 13 vepra oenale e si fajdexhi. Burri i presidentes e ka njofte mire fajdexhiun kur e njeh e gjithe regjioni i Anamoraves.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            ZJARRI I 6

            fusni plumin.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Ceceni maloqeri,,

              Tashti kap sapunin ne Burg,dhe mbaj tek muri fotot e range rover e BMW X5,,,kaq e kan karrieren keta pallat 50 vjec,,o ne varr o ne Burg,,,

              Përgjigjjuni
              1. v
                vildab

                Miku i madh i Vjosa Osmanit dhe plerës Kurti....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje