Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

10 Gusht 2025, 14:45Rajoni TEMA
Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban, dyshohet se është “bashkëpunëtor i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, BIA”.

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Haxhiu tha se dyshimet bazohen në informacionet që ajo ka nga institucionet e sigurisë së Kosovës, shkruan REL.

Ajo tha se BIA serbe e “komprementoi dhe ia organizoi zhvendosjen në Kosovë Llabanit” pasi ai ishte dënuar me burgim në Serbi në vitin 2011.

“Mënyra se si ai u largua nga Serbia është enigmë, por dihet se Serbia e ka ende aktiv fletarrestimin për Llabanin”, tha Haxhiu.

Ajo tha se Llabani “ka raporte shumë të afërta me kryeterroristin, Millan Radoiçiç”, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin e një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues.

“Falë këtyre marrëdhënieve, ai ka përfituar në prona të paluajtshme e punësim të familjarëve”, tha ajo.

“Me mjetet financiare dhe pasurinë e patundshme që merr edhe sot nga Serbia, Llaban paraqet kërcënim për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës”, tha ajo.

4 Komente

  1. C
    Cimi

    E rrafet kengetarin ne dasme ju ne Kosove? Kaq mjafton qe te dij per kulturen tuaj

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      O zot çfar niveli i ndyre kjo qe per 5 vite e kishim ministre te drejtesise she per 5 vite nuk kishte kohe ti thot "popullit" se ky llabani eshte bashkepunetor i BIA-s serbe! Nderkohe qe te gjitje ish ambasador apo drejtor te cilit do sektor qe ishge emruar nga ish presidenti Thaqi i ka shkarkuar qe ne diten e pare si ministreshe vetem llabanin jo dhe vetem tash ju drejtua popullit, cilit popull se nuk e specifikon pasi per kete specie dhe qenefin vetvendosje "popull" jan vetem ata qe votojne VV-n, po per ata mbi 700 ish udbash qe i ka punesuar kjo mender ministre ne qeverine kurrci e ne presidence qe jan kapur duke biseduar me BIA-n seebe dhe duke hartuar plane se si ta sulmojne veriun e kosoves çfar do i thot kjo pooullit,atyre qe si kafshet sy mbyllur e kan votuat kete ministre se ata te tjeret e dijne tashme se si llaban si allbulena haxhiu si radojqiqi si krreki apo kusari dy shefa kan kurrcin e osmanken si dyvtrupa nje shpirt dhe vuqiqin ne serbi,e gjithe kjo lehje para gazetareve eshte per ti mashtruar deri ne fund kafshet e qenefit, e kur qenzfi ti qet ne siozrfaqe do ta kuptojne se ku jane mbytur te mjeret.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po Kurti cfare asht o Haxhiu?

        Kjo Haxhiu ban mire te siguroje kombin kosovar se Kurti nuk eshte mik i BIA-s Serbe. Kjo ka rendesi per sektin e LVV.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Dje ndrikulla allbulene ju paska drejtuar deputetes Vlora Çitaku me fjalet; Ma gjeni nje rast ku vetvendosja nuk i ka respektuar vendimet e kushtetueses, dhe sinqerisht kjo te bind se ose jan aq re pishter sa nuk ju vjen turp per asgje ose jan bindur se shqiptaret jane kafshe qe patjeter duhet te hane ate qe ban kjo ndrikulla allbulene dhe vetvendosja,po nese vertet ke ftyre njeriu oj ndrikull del para qytetareve dhe ne thuaj vetem nje rast kur ti dhe ju qenefi keni respektuar vendimet e kushtetueses pastaj del dhe mbaj ders moral para pasqyres se ne tv sju ka mbetur ftyre te delni,ne vend te kakarisjes shiko çfar ndodhe ne kosove vetem ne dy dite 5 te vrar me arme e te tjer te vrar ne komunikacion pa u ndalur tek situata me zjarret,rryma e shum te tjera.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje