Gjykata Kushtetuese në Kosovë, zgjidh krizen ne Kuvend. Kryesuesi i seancave ka shkelur Kushtetutën, nje kandidate votohet vetem tre here

8 Gusht 2025, 13:18Rajoni TEMA

Gjykata Kushtetuese në Kosovë, zgjidh krizen ne Kuvend. Kryesuesi i

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka ndeshkuar prakitkat e mbajtjes se seancave imponuar nga Albin Kurti. Gjykata tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh.

Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të “ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Po ashtu ka urdhëruar që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të gjithë deputetët e zgjedhur të pranishëm dhe të votojnë.

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit kishin shpërfillur një vendim të Kushtetueses, e cila u dha afat deri më 26 qershor të konstituonin organin ligjvënës. Pas kësaj, Gjykata vendosi masë të përkohshme, deri në shqyrtimin e lëndëve të dërguara nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lëndë për të cilat shpalli aktvendimin të premten, më 8 gusht.

Deputetja e LDK Hikmete Bajrami tha ne nje reagim se kjo eshte ajo qe kemi thene prej ditës së parë. E kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot:
Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën.

I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë

- Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

Deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Votimi duhet të jetë i hapur

– Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.

6 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Te gjitha keto vendime eshte dashur ti dije kurrci dhe osmanka dhe po te gjitha shum her njohes te mire te kushtetutes jau kan kujtuar por me vetedije i kan shkelur dhe kan tentuar ti qojne ne vend qellilet e serbise si ne vitin 88 baballaret e tyre me ne krye pupovcin e millosheviqin,prandaj jam i sigurt se prap sdo i respektojne as keto vendime sepse tash e kan zbular edhe sebepin, serbi llaban eshte rrezik kombetar, por kur llabanat tjer votojne ligje kunder uçk-s ky nuk eshte rrezik kombetar dhe pas gjithe kesaj poshtersie te presednike osmanka e mretit kurrci sikur vertet te kemi gjykate kushtetuese duhet ti arrestoje te dy keta avni plakun e mbi te gjirha kapuqkuqen greken mihajli e allbulen keasniqi kurse klyshve si basha daktorr nauke krreku e analfabet akademik bahtiri tju ndalohet perjete te merren me politike.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laura

      I doli gjumi GJ. K. te Kosoves, apo ishin me pushime ne Beograd?!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humoristi

        Cilen krize zgjidhi!?Politikanet po hahen si qente rrugace!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dielli parë

          KJO gjykatë lehtë komplet serbe edhepse aty është vetëm një serb ai e bënë punën profesionale ,përmes tij Serbia ka korruptuar të gjithë Vendimi që të kandidatet një deputet më së shumti tri herë prej nga doli,në cilin ligj apo në cilin nen të Kushtetutes.Thjesht kjo është një lojtar e Grenellit që vrapon sa të Rama sa të Dodek e tek serbët e Malit të Zi.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Ou dilli i pare çfar zbulimi epokal,ja paske kaluar edhe osmankes e kurrcit,po mendoj ta gjej nje gje, po sikur te ishe dielli i dyte çfar do zbuloje more i nderuar,mos valle se millosheviqi ishte shqiptar!

            Përgjigjjuni
          2. H
            Hena qe ndricon

            Cte ka bere Greneli ty dielli apo sepse e nxorri ne pension spiunin serb te quajtur Kurt mavria ngaqe ishte kunder perendimit dhe platformes per arritjen e paqes me Serbine me qellim perfundimtar njohjen e saj nga Serbia. Ne vend te bashkepunonte me Grenelin, Kurti sipas platformes se Vuciqit doli me tezen e "patriotit" shqiptar qe burgos luftetaret e UCK dhe saboton bisedimet sepse ashtu ja do puna Vuciqit. Shume naive dhe armiq rreyh nesh!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje