Fyeu UÇK-në! Gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë nga zyrtari serb Popoviç

8 Gusht 2025, 12:16Rajoni TEMA
Fyeu UÇK-në! Gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur nga zyrtari serb, Igor Popoviq, të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzoi për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Me pranimin e marrëveshjes, Prokuroria Speciale e Kosovës ka propozuar që Popoviq të dënohet me gjashtë muaj burgim, por ky dënim të zëvendësohet me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dy vjet dëbim nga Kosova, sipas Betimit për Drejtësi. Miratimi i kësaj marrëveshjeje është mirëpritur nga Prokuroria, ndërsa vendimi i Gjykatës pritet në orën 14:00.

Prokuroria e akuzon ndihmësin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Popoviq, se me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik. Gjatë atij fjalimi, Popoviq, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”. Ai ishte ndaluar po atë ditë në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, që lidh Kosovën me Serbinë.

Pas ndalimit policor prej 48-orësh, Popoviqit iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Avokati i tij e apeloi vendimin, por edhe shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi vendimin e Themelores më 31 korrik.

Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar arrestimin e Popoviqit, duke e cilësuar si “vendim politik”, teksa kanë kërkuar lirimin e tij. Çështjen e arrestimit të Popoviqit, zyrtarët serbë e kanë ngritur edhe gjatë takimeve me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, të akredituar në Serbi, por edhe me shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Pas shqiptimit të paraburgimit ndaj Popoviqit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e paralajmëroi Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”. Kjo deklaratë u pa si kërcënim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nuk do të tolerojnë që të fyhet dhe përdhoset historia dhe lufta e udhëhequr nga UÇK-ja. UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende. Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë./Rel/

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Ko nuk ishte vetem fyerje o te uruar qe kontrolloni shtetin,ai e deshmoj ate qe shteti serb dhe çdo qytetar serb e ka ne mendje,urrjetjen ndaj shqiptareve dhe andrren per rikthimin ne kosove,ajo qe me shqeteson si qytetar shqiptar i kosoves eshte gjykimi qe i behet keti rasti,fyerja e tij nuk ka asnje dallim nga ai i kshilltarit te kurtit skellzen gasi ( shkelzen gashi) ku e ka thane qindra her se masakrat ne kosove nuk i ka ba ushtria dhe policia serbe por uçk-ja dhe veqmas ish presidenti Thaqi dhe Kadri Veseli,as ky serbi ska thanr diç me te poshter se gasi,apo ministri murati kur uçk-n e ka cilsuar si mercenare,çfar ka thane ky serbi me shum se gerdalla dhe vazhdon te jete zvkryeministre e ministre e jashtme,sidoqofte denimi me 3000 euro dhe ndalim hyrje ne kosove per dy vite eshte qesharak,me kujtohet kur nje i ri rom kishte vjedhur nje telefon ne vlere 40 euro i gjori u denua 5 vite burg dhe 4700 euro ,pra kush e ka kercenuar kosoven me shum i nderuar minister sfeklla.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje