Një ditë para përfundimit të afatit të përkohshëm të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e cila u ndaloi deputetëve të zgjedhur çdo veprim, apo vendim për konstituim të Kuvendit deri me datën 8 gusht, Ambasada Britanike në Kosovë u ka bërë thirrje subjekteve politike që të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës.
Me një postim në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se aftësia e gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, shkruan ambasada.
53 seanca plenare kanë dështuar për konsitutimin e Kuvendit të Kosovës, pasi subjektet politike nuk propozonin emrat e anëtarëve të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Lini një Përgjigje