Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë përfituar në mënyrë të paligjshme përmes deklarimeve të rreme dhe aktiviteteve fiktive.
Sipas një hetimi të nisur nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO), zyrtarë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe agjencisë përgjegjëse për shpërndarjen e fondeve të BE-së, OPEKEPE, kanë qenë pjesë e një skeme të mirëorganizuar që shmangte kontrollet dhe lejonte shpërndarjen e ndihmës financiare për përfitues të paligjshëm.
Por hetimet rrezikojnë të bllokohen pas një vendimi të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili në një deklaratë tha:
“Greqia në vitin 2025 nuk ka nevojë për skandale, por për të vërtetën.”
Dosja e EPPO-së, e gjatë mbi 3 mijë faqe, përfshin përgjime dhe transkripte ku përmenden të paktën pesë ish-ministra apo ministra aktualë dhe dhjetë deputetë të partisë në pushtet, Demokracia e Re.
Skandali u bë publik nga portali evropian “Politico”, i cili zbuloi dokumentet e hetimit. Sipas raportimeve, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Greqisë të kthejë rreth 400 milionë euro – mbi 20% e fondeve të planifikuara për vitin e ardhshëm.
Mes personave nën hetim janë ish-ministrat Lefteris Avgenakis dhe Makis Voridis. Sipas dokumenteve të EPPO-së, Voridis akuzohet se ka detyruar dorëheqjen e ish-presidentit të OPEKEPE, Grigoris Varras, pasi ky i fundit raportoi kullota të rreme në vitin 2020. Ndërkohë, Avgenakis dyshohet se ka shkarkuar një tjetër president të agjencisë, Evangelos Simandrakos, i cili kishte bllokuar mbi 9 mijë pagesa të dyshimta.
Brukseli ka paralajmëruar se do të ndjekë çështjen me seriozitet të plotë, ndërsa në Athinë mbetet e paqartë nëse hetimet do të vazhdojnë apo do të bllokohen përfundimisht nga qeveria Mitsotakis.
Kta do ngelen në historinë e unionit europian ,si krye hajduta dhe mashtrusa, i thonë që "Vesi del bashkë me shpirtin,, Eh kta qelbësira e kan në gen. Kta nuk kan asnjë lidhje gjaku me grekët e lashtësisë, Kta jan rrac Turko--Mongoli.
Hajdutet parazite sllavoaziatik, atdhacaket qe nuk u ben kirrw europian. Ja keta jane greqiret e "lashte"! Ja pra, kjo eshte shpikja e katerines ruse dhe filorusve tjere antishqiptar kir u nisen ti shpikin Grekerit joshqiptar inekzistent.
Jevgj
ka marre shembull mikun e ngushte te tij, kryekriminelin dhe kryehajdutin Salih Berisha
Kryeminister hajdut, jam kontrivutor européen dhe pse ne pente modeste, paguar nje pjese te punes dhe gjakut tim, para per te finsancuar projette qe kontrivojne zhvillimin e komunitetit. Sot, kush ka abuzuar, vjedhur, e kane vendin ne vurg.
Nuk befasojne ma Kai lloj i lajmesh, keshtu e ka BE kur ne gjirin e saj mban shtete Qe asnjeher Nuk kan plotsuar kushtet bazike per antarsim ne BE por vetem shkaku i politikers Strategji globale.I vetmi shtet ne BE ku femija marin pensionin e prindit Qe ka nderuar jete me vite e vite perpara pra mashtrimi asht Nje dukuri krejtsisht normale nder greket,,
Evgjiteri =orthodoxi