Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që nesër të protestohet kundër Gjykatës Speciale.
Ai tha se nuk do ta kishte paramenduar që udhëheqësit e shtetit dhe të UÇK-së, të cilësohen Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
Mustafa tha se sikur ta kishte shëndetin, do të ishte në shesh.
Është detyrë e gjithë neve të mbrojmë vlerat e luftës, dhe të mos lejojmë të rishkruhet historia me dëshmi të instrumenteve të pushtetit serb që ushtroi dhunë, represion dhe gjenocid në Kosovë. Shteti i Kosovës është rezultat i rezistencës politike të drejtuar nga Presidenti Rugova dhe i luftës së UÇK-së. Është vlerë e përbashkët. Ne kemi pasur besim në drejtësinë ndërkombëtare kur Kuvendi i Kosovës votoi themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë me ligje të Kosovës. Jam dëshmitar se këtë besim të plotë e kanë pasur edhe Presidenti Thaçi dhe Kryeparlamentari Veseli, me të cilët kam punuar asokohe. Gjykata u themelua me bindje se do të marrin dënimet e merituara njerëzit për të cilët faktohet se kanë kryer krime. Askujt s’do ti shkonte mendja se në vend të kësaj, bartësit kryesor të luftës për të mbrojtur pragun e shtëpisë, me rol kyç në Rambuje, në bisedat e Vjenës, në shpalljen e pavarësisë; në kundërvënien ndaj depërtimit me dhunë të një milion shqiptarëve nga Kosova, do të cilësoheshin si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Prandaj veteranët e luftës meritojnë solidarizim dhe përkrahje nga të gjithë për një kauzë të drejtë! Një kërkesë paqësore për drejtësi të mirëfilltë! Me Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin, kemi qenë kundërshtarë politik. Kemi garuar se kush e bënë Kosovën më mirë. Por, në këtë rast, sikur ta kisha shëndetin, me 7 gusht do të isha edhe unë në Shesh. IM
Sa e ke shëndetin,hypi trenit e shko në Beograd te shtëpia e luleve bëni homazh druže Titos,për së fundi,pasi baterite I paske kah fundi! Sa për ate se sta ka marë mëndja se do të pësonin luftarët e UÇK shumë qartë ua boring A.Kurti se nuk duhej të votohej e tanis kruani kokën se çka u gjeti.
Po mir o tetovari 2, nuk eshte vetem gjykata e hages qe kosova u detyrua ta voton,ka edhe plot te tjera siq dihet edhe kushtetuta e kosoves ne vitin 88 u hoq me ́erkesen e serbise dhe u vitua nga delegatet shqiptar te asaj kohe bile disa na thonin se kosova nuk humb asgje me ndryshime por fiton! Çka fitoj okupim dhe shkaterrim por shum djem e vajza ne krye me uçk-n nuk e pranuan ate poshtrim dhe kapen armet per qlirimin e vendit dhe ne fund shpallen pamvaresine,pamvaresi te cilen po e shkaterrojne pukrisht tbijt e tbijat e atyre udbasheve duke filluar nga presednike osmanka e mreti kurrci,pastaj hajde se per gjykaten u detyruan ta votojne e kurrci ju paska treguar se nuk duhet po ligjet kunder uçk te votuara vetem nga vv dhe lista serbe ku ishte kurrci qe nuk i ndaloj por perkundrazi edhe i mbrone,po qindra dosje akuza e deshmitar kunder ish presidenti Thaqi dhe te tjereve ne hage qe kurrci me qeverine e tij plot udbash i qojne çdo dite pse nuk i shef ti dhe qenefi i nderuar, sidoqofte çdo shqiptar po e shef sot se kemi pushtetin me proserb te te gjitha koherave bile edhe me proserb se rrahman morina e surja popovci po kur do pe dohini edhe ju spiun pa.pages se,kjo eshte pyetja!