Ministri serb në gjendje të rëndë, Vuçiç: S’ka dorëzim

5 Gusht 2025, 15:31Rajoni TEMA
Ministri serb në gjendje të rëndë, Vuçiç:

Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe, Darko Glisiç, u sëmur papritur këtë të martë, teksa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink.

Ministri nuk ka mundur të përfundojë dot intervistën e tij, dhe programi ndërpreu transmetimin menjëherë pasi ai është ndjerë keq.

Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar konfirmoi më vonë se ai kishte pësuar një goditje në tru dhe se ishte në gjendje të rëndë.

“Ai u sëmur gjatë emisionit televiziv e u dërgua në urgjencë pa ndjenja. Ajo që dihet tani është se është në gjendje të rëndë”, ishin fjalët e Lonçar për televizionet sebe.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka qenë me të që nga minuta e parë.

Vuçiç përcolli një mesazh mbështetjeje për Glisiç në rrjetet sociale. “Guxo, prit! Nuk ka dorëzim”, shkroi ai në Instagram.

2 Komente

  1. D
    Degelisi

    "Goditje ne tru" quhet hemoragji celebrale

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pakica profesionale

      Ashtu quhet me terminologji profesionale. Shumica i kuptojnë shprehjet popullore.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje