Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Këto vendime i mori dje me 5 gusht gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me arsyetimin se duhet të mbesin në paraburgim për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende ekziston rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte, bën me dije Kosova Press.
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i ngarkuar.
“Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.
Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq që paraqesin mbrojtjen e Thaçit nuk kanë parashtruar përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.
Kujtojmë se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër Thaçit në dhjetor të vitit 2024 për pengim të drejtësisë.
Plehra gjithkund ka ne te ashtuquajturen drejtesi
Arsyet i dinë miqt e tijë Rama e Vučić. Më thuaj me kë shoqërohesh, të të them se kush je ti, thotë populli. Këta tre janë sinonim i kontrabandës, krimit të organizuar shtetëror dhe bërja e varrit të njëri tjetrit. Rama si e futi hashimin në burg, ngase e shihte konkurrent, njëjtë bëri edhe me erion veliajn. Ky është i shkollës së enverit dhe nuk bënë dallimin nga ai.
Aleks milo shifet se ne politike spaske ere,na thuaj cilen pune e ban ma mir; Gojoren apo qethjen poshte?
Asnjē gocē luftētare e UÇK-sē, s'mori degyrē politike (deputete,ministre,kryeministre,Presidente Republike) por u harruan sikur tē ishin skllave sexi pēr hamshorēt e UÇK-s.Kjo ēshtē padrejtēsi.Sot Thaçi, Kurti,Gērvalla apo Osmani, mē shumē i prishin punē Kosovēs se e ndihmojn atē.Nē disa raste jeta ēsht shumē e gjatē pēr ta mbyllur me kaq.
Ka shumë arsye pse ndodhi kjo. Rracizëm, korrupsion rrogash të larta dhe korrupsion politik, kulturë kolonializmi, mafje politike europiane, sabotim i Kosovës nga ana e BEsë, mesazh për të frikësuar këdo që nuk i bindet perëndimit, nevojë politike për të shitur në arenën ndërkombëtare " legjitimitetin" e institucioneve të drejtësisë të purgave perëndimore, ndërkohë që politika perëndimore, drejtësia perëndimore, institucionet perëndimore, institucionet " ndërkombëtare" kukulla në duart e perëndimit, vazhdojnë gjenocidin, spastrimin etnik, urinë, përdhunimet, torturat dhe shfarosjen në Gaza.