Haga zgjat periudhën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjykatësi: Mund të arratiset dhe të pengojë procedurat

6 Gusht 2025, 13:56Rajoni TEMA
Haga zgjat periudhën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Vendimi përfshin dhe shtetasit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për akuzat vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, të akuzuarit duhet të mbesin në paraburgim, me arsyetimin se vendimi është proporcional dhe i nevojshëm.

Masselot ka vlerësuar se për ish-presidentin Thaçi vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet, dhe ekziston rreziku që ai të arratiset dhe të pengojë procedurat.

Në dhjetor, ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit u ngrit aktakuzë e re për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.

Sipas aktakuzës, Thaçi “në periudhën 12 prill 2023 deri më 2 nëntor 2024, gjatë vizitave në paraburgim, u ka dhënë informacione konfidenciale për dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit”.

“Në aktakuzë më tej pretendohet se z. Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj, si dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me z. Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte të Thaçit dhe të tjerëve”.

Në aktakuzë, të dyshuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin për krimet e pretenduara të luftës ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

3 Komente

  1. p
    pjeter

    Keta jane te luajtur menç!! Po ku do arratiset o pisa?? Ku mendoni se do shkoje? Ne Rusi? Iran? Kine apo ne korene e vetiut?? Pengoje hetimet?? Si mundet juve te merrni per baze akuza te sajuara te autoriteteve Serbe kur ata e e konsiderojne luften kunder gjenocidit te vazhdueshem serb aksione terrorristike ?? nje gjykate nderkombetare ka deklaruar qe shpallja e pavardise se Kosoves eshte legjitime? E si rezultat edhe lufta e UÇK po ligjitime?? Qelbesira ,te shitur nen kembet e nje shteti gjenicidal. Kan emeruar lloj e lloj djalurcinka per prokurore,ku qellimi i tyre i vetem eshte te bejne eksperience,e shpesh, argumentimet e tyre ne salle ngjajne si misione per aljenet,e nuk e kane iden se nga bie Kosova.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Gjykatë shkërdhatë, një fytyrë serbe me përputhje të plotë, si të lindura nga një vezë.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dardan

        Kjo është një gjykatë e turpshme e mbushr me idjotë të pa aftë të cilët nuk janë të aftë për asnjë çështje vetëm mbushin xhepat me rroga marramendëse..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje