Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të nisin dialogun strategjik me Serbinë më vonë këtë vit, pas një takimi me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç, të mërkurën në Uashington.
“Ne ramë dakord të zhvillojmë një dialog të përbashkët strategjik SHBA-Serbi më vonë këtë vit. Jemi të përkushtuar për një marrëdhënie të dobishme reciproke me Serbinë që i shërben qytetarëve tanë dhe interesave tona”, ka shkruar Rubio në platformën X.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, i cili gjatë korrikut vizitoi disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.
Ndryshe, dialogu strategjik mes SHBA-së dhe vendeve të tjera është nivel i lartë diskutimi për thellimin e partneritetit. SHBA-ja udhëheq dialog strategjik me një numër vendesh, përfshirë Kosovën, duke synuar avancimin e bashkëpunimit reciprok.
Po behen,,,,pazare,,,,,SHBA-Serbi.....Kosoves do ti vehen faktet e,,,,pazarit,,,,ne tavoline...o merri o leri....keq puna per islamiket e Muhamedit....po ju vjen,,,,,,palestina tek dera,,,,,,,si ta therrasesh ashtu te vjen.....