Ministri serb pësoi goditje në tru gjatë intervistës ‘live’, Vuçiç publikon foto nga spitali: Darko i pathyeshëm

7 Gusht 2025, 13:48Rajoni TEMA
Ministri serb pësoi goditje në tru gjatë intervistës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç vizitoi sot ministrin e Investimeve Publike, Darko Glishiç, i cili po shërohet në spital pas një goditjeje të rëndë në tru që pësoi gjatë një paraqitjeje televizive. 

Vuçiç ndau një foto me ministrin në profilin e tij në Instagram. “Darko i pathyeshëm”, shkroi presidenti serb krahas fotos që postoi në rrjetet sociale.

Ministri serb i Investimeve Publike Darko Glishiç, i cili ishte i ftuar në programin e mëngjesit të Televizionit Pink, u sëmur papritur dhe u dërgua në spital.

Lini një Përgjigje