Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një varkë turistike me tetë persona në bord është përplasur në një breg shkëmbor pranë ishullit Diaporos, në rajonin e Halkidikit.
Sipas autoriteteve greke, në bord ndodheshin shtatë shtetas shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas amerikan.
Si pasojë e aksidentit, tre persona mbetën të plagosur dhe u dërguan fillimisht për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Agios Nikolaos dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Poligjiros.
Përplasja është regjistruar mesditën e djeshmee ndërsa shkaku nuk dihet ende.
Fatmirësisht të gjithë personat në bord ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Lini një Përgjigje