Vjosa Osmani publikon letrën e Trump: Fjalë të fuqishme! Mbetemi të përkushtuar për të thelluar aleancën tonë

7 Gusht 2025, 12:45Rajoni TEMA
Vjosa Osmani publikon letrën e Trump: Fjalë të fuqishme! Mbetemi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën që ka marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump të martën, në të cilën ai e falënderoi atë për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovës.

"Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.

Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.

Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë", shkruan Osmani. 

 

2 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    O zot çfar niveli e morali politik,sa publikon letra "kercenuese" sa "perkrahese" dhe prisni tash kur te vershojne serbofilet ne kerkim te nje mandati tjeter si presednike vetem se tash e perjetshme dmth si putini deri nja 15 vjet pas vdekjes, mbetet ta shofim se çfar do thone kurrci me legenat e vet si daktorr nauka nezir krreku,analfabet akademiku bahtiri,pisministri peci speci, hajnesha pacolli, kumarica e radojqiqit kuqari e deri tek hartuesja e akuzave ndaj uçk-s gerdalla, e lum kosova qe i ka tash e 6 vite ne pushtet para dy ditesh e zbuluan se e paskan nje serb ne gnykaten kushtetuese qe eshte rrezik per shtetin,ndoshta edhe per kete trumpi ju ka shkruar ne leter sepse osmanka nuk e zbuloj gjithe ate qe duhet tha se per shume gjana sekrete do flas ma vone apo po pret letren e radhes tash nga putini!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti anarkisti

      Kotë lavdërohesh e laritesh te disa ndërkombëtar. Të njohim se kush je, nga kush vjenë dhe nuk harrohet çka i ke bërë Isa Mustaffës , Fatmir Sejdiut, Agim Veliut etj që rë ngritën dhe iu bashkove turëmës tradhatre tyre dhe kundër UÇK-s. E keni bërë Kosovë poçavër, Ik në Australi se ke humb çdo vlerë njeriu.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje