Rusia ka thënë të enjten se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë për t’ia hequr mandatin Millorad Dodik si president i entitetit të Republikës Sërpska, ka vënë në rrezik ekzistencën e Bosnjës si një vend i bashkuar.
Komisioni zgjedhor i Bosnjës ka vendosur të mërkurën të shkarkojë Milorad Dodik nga detyra pasi një gjykatë apeli javën e kaluar mbështeti një vendim që e burgos atë për një vit dhe e ndaloi të merrej me politikë për gjashtë vjet, raporton Reuters.
Dodik është një nacionalist pro-rus me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili prej kohësh ka mbështetur shkëputjen e rajonit të dominuar nga serbet nga Bosnja dhe shpesh ka vepruar për të bllokuar integrimin e Bosnjës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Në përgjigje të vendimit të komisionit, ambasada ruse ka thënë se “vendimi i politizuar” u mor nën presionin e vendeve perëndimore të cilat përdorën agjencitë ligjvënëse për të “shkatërruar kundërshtarët e tyre”.
Shikoni shtetin falso tuaj se tashme rezikohet ekzistenca e Rusise me 195 etni te ndryshme qe jane nen shtypjen e nje pakice ruse!
Komisioni qëndror i zgjedhjeve dhe gjykata në Bosnjë ka marrë vendimin për ta shkarkuar si president dhe e ka dënuar me një vit burg,por ai vendim nuk do të zbatohet,sepse edhe nqse do tentojnë ta arrestojnë këtë ultranacionalist sigurimi rreth tij do ta mbrojë atë me armë.Ekziston edhe mundësia që ai të shkoj në Sërbi dhe kështu nuk kanë çfarë t’i bëjn.