VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, dy të vrarë e dy të plagosur, në kërkim autori

10 Gusht 2025, 15:14Rajoni TEMA
VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, dy të

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri mesditën e së dielës në Gjilan.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, por është një emër i njohur për policinë. 

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “.

Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.

I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, deklaroi Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan.

 

Lini një Përgjigje