Autori në Mal të Zi vrau fillimisht nënën me dy fëmijë, qiramarrës në shtëpinë e tij

13 Gusht 2022, 19:00Rajoni TEMA

Autori në Mal të Zi vrau fillimisht nënën me dy

11 viktima u shënuan dje në Malin e Zi pasi një 34-vjeçar vrau familjarët e më pas doli nga banesa, pas godinës së kryeministrisë duke qëlluar qytetarët.

Vuçko Boriloviç vrau 10 persona dhe plagosi të paktën 6 të tjerë, ndërsa ai vetë u bë viktima e 11 e ngjarjes pasi u qëllua nga një bashkëqytetar.

Gazetari Gjokë Dukaj u shpreh se fillimisht 34-vjeçari ka vrarë dy fëmijë dhe nënën e tyre që banonin me qira në shtëpinë e tij. Dëshmitarët pohojnë se zonja gjatë kohës që ishte e plagosur rëndë ka telefonuar bashkëshortin për ta njoftuar.

Dukaj tregoi se autori ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Sipas informacioneve jo zyrtare në fund të ngjarjes vetë autori në prag të vdekjes ka telefonuar një mik me të cilin kishin rënë dakord që pikërisht dje të shkonte të bënte një vizitë në një qendër psikiatrike. Pra sipas transmetimit në mediat vendase, burime të pakonfirmuara thonë se autori i tragjedisë mund të kishte probleme me shëndetin mendor.

Gazetari sqaroi se gjithsej janë 6 të plagosur, 2 prej tyre po mjekohen në Cetinje, ndërsa 4 në Podgoricë, nga ku një prej tyre rrezikon jetën.

Lini një Përgjigje