Shteti laik si gur themel i interesit kombëtar/ Përse cenimi i arsimit laik në Kosovë përbën një ide të keqe?

13 Gusht 2022, 11:57Rajoni TEMA

Shteti laik si gur themel i interesit kombëtar/ Përse cenimi i arsimit

Prej disa kohësh, hapësira publike dhe mediatike në Kosovë po gumëzhin rreth një debati shterp: futja e ‘shamisë’ në shkollat publike, që në thelb do të thotë vënja në diskutim e vet shtetit laik! Të shqetësuar dhe me të drejtë, shumë zëra nga mbarë bota Shqiptare, kanë reaguar, duke paraqitur dhe ngritur alarmin, për një numër problemesh që do të sjellë për shoqërinë tonë, duke filluar nga arritja e emancipimit se gruas deri e vënies në pikëpyetje të kohezionit tonë kombëtar që mund të çojë deri në Libanizimin e Atdheut tonë, mirëpo këtu do t’ju paraqes një argument ndryshe dhe jo konvencional.

Zgjedhja e Rilindasve për një qasje laike të kombit tonë, që i madhi Pashko Vasë Shkodrani e quan ‘Shqiptari(a)’ duke na bërë thirrje të ‘mos shikoni kisha e xhamia’, nuk ishte aspak e rastit, por një zgjedhje e bërë me ndërgjegje të plotë. E drejta ndërkombëtare (droit public de l’Europe) që u afirmua në shekullin e XIX-të, përbëhej nga një rreth i ngushtë shtetesh që quhej “Familja e Kombeve” (Family of Nations). Kjo e fundit edhe pse kishte karakter laik në pamje të parë, në thelb përmbante ‘një element të fort Kristian’.

Në fakt, Thomas E. Holland (1835-1926), jurist dhe profesor i të Drejtës Ndërkombëtare pranë Universitetit të Oksfordit e përcaktonte ‘Familje e Kombeve’ si ‘një bashkësi vendesh që për arsye historike kanë trashëguar një Qytetërim të përbashkët edhe ndodhet moralisht dhe politikisht në të njëjtin nivel’ duke shtuar se e përbënin ‘kombet e Krishtera të Evropës dhe [ish kolonitë e tyre në] Amerikë’.

Që të bëhesh dikush anëtar i ‘Familjes’ sipas juristit dhe profesorit Gjerman të Universitetit të Cambridge, Lassa Francis Lawerence Oppenheim (1858-1919), ekzistonte ‘ekskluzivisht vetëm një mënyrë’ dhe ajo ishte ‘njohja’ nga anëtarët e tjerë të ‘Familjes’. Megjithatë një nga elementet bazik për njohjen, përbënte ajo çka u bë e njohur si ‘Standarti i Qytetërimit’ (Standard of Civilization). Edhe pse ‘standarti’, siç ndodh shpesh me ligjet, nuk ishte shumë i qartë dhe gjithnjë ishte i hapur për interpretim sipas studiuesve Casper Sylvest dhe Duncan Bell, gjatë vlerësimit, standarti merte parasysh elemente si feja, përparimi teknologjik, raca, kapacitetet ekonomike, institucionet politike, morali si edhe ndërgjegjja kombëtare.

Megjithatë, sipas Oppenheim, nga mesi i shekullit të XIX-të, u bë një ‘hapje’ e parë drejt një vendi jo të Krishterë, kurrë në vitin 1856, me Traktatin e Parisit, që mbylli ‘Luftën e Krimesë’, Perandoria Osmane për arsye gjeopolitike u pranua në gjirin e Koncertit të Evropës. Mirëpo siç argumentojnë studiues si Charles Alexandrowicz, me gjithë njohjen formale, Porta nuk u trajtua si e barabartë, për shkak se i përkiste sipas mendimit Evrocentrik, një ‘Qytetërimi të prapambetur’, siç e tregon vetë fakti që nuk u abroguan kapitullimet, apo marrëveshjet e pabarabarta me Fuqitë e Mëdha Evropiane. Sipas Davide Rodogno, intelektualët Evropian të kohës, ja adresonin ‘prapambetjen’ e Qytetërimit Osman fesë së ndryshme dhe të ‘këqijave’ që rridhnin nga doktrina Islamike siç ishte despotizmi në politikë apo poligamia në nivel shoqëror.

Rrjedhimisht, stereotipitë që u zhvilluan dhe u përhapën gjatë shekullit të XIX-të në lidhje me Lindjen, që Edward Said quan ‘Orientalizëm’, luajtën një rol kryesor edhe për fatin e Shqiptarëve. Siç ka theksuar studiuesja Maria Todorova, një vend si Shqipëria, në imagjinatën e Perëndimorëve ngjante me ‘urë’ ose ‘udhëkryq’ midis Lindjes dhe Perëndimit, një hapësire e dykuptimtë midis barbarizmit dhe qytetërimit, gjeografikisht në Evropë, mirëpo kulturalisht e ndryshme nga Evropa Perëndimore.

Si pasojë, shkencëtar, jurist, intelektual dhe politikanë me influencë në politikën Evropiane këmbëngulnin në papërshtatshmërinë e myslimanëve për ekzistencë të pavarur politike. Përfaqësues është mendimi i juristit Skocez dhe njëherazi profesorit pranë Universitetit të Edinburgut, James Lorimer (1818-90). Sipas tij, vendet popujt e të cilëve ndiqnin fe si Hinduizmi apo Budizmi mund të arrinin ‘statusin’ e ‘vendit të qytetëruar’ por në asnjë rast myslimanët.

Këto paragjykime për papërshtatshmërinë e myslimanëve për jetë politike të pavarur i përforconin rrëfimet e udhëtarëve Perëndimor, të cilët bënin fjalë për ‘përparim mbresëlënës’ nga ana e ‘Serbëve dhe Rumunëve” të krishterëve qëkurse fituan autonominë. Në fakt, këto paragjykime nuk janë larguar kurrë pasi historiani Britanik, William Miller (1864-1945), që gëzonte influencë në qarqet politikbërëse të Londrës, këshillonte qeverinë e tij që te ‘zhvillonte miqësinë me Vendet të Krishtera, të cilat me gjithë të metat e tyre, kishin atë që Turqisë [myslimane] i mungonte, mikrobin e përparimit’.

Në këtë kontekst duhet lexuar edhe këmbëngulja e Rilindasve për të adoptuar një ideologji nacionaliste laike. Gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa Evropa ja njohu shtetësinë Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, ia mohoi Shqiptarëve. Karakteristike është raporti i konsullit Italian në Çetinje, Cesare Durando, drejtuar qeverisë së tij mbushur me stereotipa dhe paragjykime ku argumenton kundër dhënies së autonomisë Shqipërisë nga Fuqitë Evropiane më 1880. Sipas Durande meqenëse ‘shumica [e Shqiptarëve] janë myslimanë, autonomia do të jepesh në favor të tyre: që do e linte Shqipërinë përgjithmonë Turke’, pra shtet mysliman në kontinentin e vjetër.

Thuajse, pak më shumë se një shekull më vonë, kur një tjetër ‘perandori’, Jugosllavia ishte duke u shpërbërë, presidenti Francez, François Mitterand në vitet 90’ i tha Presidentit Bill Clinton se një Bosnje e pavarur do të ishte ‘jo-natyrale’ si i vetmi shtet mysliman në Evropë ndërsa zyrtarët Britanik e përshkruanin gjenocidin Boshnjak si një proces të ‘dhimbshëm por realist për të ribërë Evropën të Krishterë’. Shqiptarët përfituan se ndryshe nga Boshnjakët, të cilët kishin për President Izbetgovic, i cili argumentonte se ‘nuk mund të ketë paqe midis fesë Islame dhe shoqërive dhe institucioneve jo-Islamike’ në veprën ‘Deklarata Islamike’ që i kushtoi lirinë në vitet 70’, arritën të fitojnë luftën mediatike duke çarmatosur argumentet Serbe se po bënin një kryqëzatë në emër të Evropës së Krishterë pasi ushtarët e UÇK-së bënin një betim laik për një luftë nacional-çlirimtare, betoheshin para flamurit të Kastriotit se ‘do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, [...] i gatshëm që më çdo kohe, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT’ dhe jo të ndonjë feje të caktuar.

Ndaj mos t’ju gënjejë mëndja për asnjë moment, që duke çmontuar shtetin laik jeni duke bërë ndonjë revolucion. Kushtetuta e Kosovës, me gjithë të metat e saj, garanton të drejtën e besimit për të gjithë qytetarët, siç e kishin imagjinuar Rilindasit si Anastas Kulurioti, i cili më 1879 shkruante se ‘Shqipërinë duam ta shikojmë, një, autonome, të bashkuar me rend kushtetues për tu pasur zili të barazisë së feve dhe besimeve pa diskriminim racor apo klasor, ku muhamedan, të krishterë dhe izraelit; Turq, Shqiptarë, Hebrenj dhe Grekë mund të bashkëjetojnë si vëllezër për inat të ziliqarëve’.

Çdo devijim nga kjo premisë, ju garantoj që do na çojë në një qorrsokak, që eventualisht do të na lërë të vetëm përballë Beogradit. Serbia po përgatitet çdo ditë për një revansh të ri duke u armatosur deri në dhëmb, po përgatit terrenin me ngjyrosjen e Shqiptarëve si ekstremist të ISIS-it, po na dehumanizon dhe po legjitimon gjenocidin e nesërm. Rritja e forcave të djathta anembanë Evropës, të cilat janë islamofobe, por edhe ngritja e influencës së Evangjelistëve (shiko the Bible Belt) në Shtetet e Bashkuara e kombinuar edhe me uljen e rëndësisë gjeostrategjike të hapësirës Shqiptare në Ballkan, meqë Washingtoni, ka identifikuar dhe investuar në Athinë dhe Bukuresht si pjesë e arkitekturës Ballkanike së sigurisë Evropiane vis-à-vis Rusisë, kanë ulur ndjeshëm mundësinë të shikojmë në të ardhme Beogradin në flakë si në 99’ dhe duhet të na bëjë të mendojmë thellë për imazhin tonë publik në kancelarit botërore nëse dëshirojmë mbështetje. Ndaj lë ti mbajmë shkollat tona dhe hapësirat publike laike dhe fetë, cilado qofshin ato, lë ti praktikojmë me respektin maksimal në sferën private dhe në objektet e kultit sepse siç thoshte dhe i madhi Gjergj Fishta, ‘vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë’!

 

Nga Erkjad Kajo

14 Komente

  1. e
    europa nuk eshte mentalitet islamik

    personalisht mendoj se islami dhe perendimi skane bashkejetese.secili ne vendin e vet.nje shqiperi apo kosove islamike ska vend ne evrope.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Duhen shpallur jashte ligjit islami dhe xhamite urgjentisht ndryshe shuhet kombi dhe fiton serbia-turkia.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqipo

        Zhdukja e islamit nga trojet shqiptare, eshte detyre historike dhe kombetare!

        Përgjigjjuni
        1. M
          MacGr

          Po e mbajte fene te shkeputur nga shteti dhe shkolla.Pa u fanatizuar dhe pa u perpjekur te mbulojne cdo boshllek kulturor me permbajtje fetare,ahere nuk ke pse do quhesh vend tipik mysliman.POLITIKANET MOS ta teprojne shume me urime per festa fetare drejtuar komuniteteve dhe mos te demostrohen shesheve ceremoni fetare qe tregojne nje dominim te fese myslimane.Ne asnje menyre te mos lejohet ne insitucionet shteterore mbajtja e shamise dhe shenjave te tjera fetare. KJO ESHTE E TURPSHME PER TE MOS THENE E NEVERITSHME.Kemi per detyre ta emancipojme shoqerine dhe jo te ruajme nivelin mesjetar.

          Përgjigjjuni
        2. r
          reti11

          100% sakt!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genti

            Kosova sot eshte ngerthyer ne nje debat per lejimin eshamise se vajzave ne shkolla. Kryeministri Al Bin Kurti beri nje deklarate pohuese prej talebani duke u shprehur se mund te lejohej venia e shamise per vajzat nen 16 vjece!!!!! Ky nuk eshte ne fakt lejim por detyrim pasi femijet duhet ti detyroje dikush qe te mbajne shami pasi vete nuk e kane asesi nje deshire te tille. Ne Kosove jo vetem s'duhet lejuar nje gje e tille por as nuk duhet hapur si debat pasi eshte antikushtetues dhe antikombetar. Askush nuk duhet tu imponohet femijeve se ke duhet te besojne apo si duhet te vishen pasi bie ndesh me te drejtat e tyre. Si duket ne VV ka nje krah te rrezikshem taleban qe perfaqesohet nga kryeministri AL Bin Kurti e qe po minon laicizmine shtetit te Kosoves shtet te cilit dikur si njihte as flamurin e as shtetesine. Kam shume dyshime se me kete levizje te fundit Kurti po e shpall hapur VV si parti qe ushqen islamin politik dhe qe kerkon ta ktheje vendin ne nje Emirat Arab ne zemer te Evropes. Kujtoj shqiptaret e Kosoves se u cliruan nga zgjedha serba dhe nga gjenocidi dhe shperngulja saje nderhyrjes ushtarake te Perendimit dhe u bene shtet e njohen si te pavarur po nga Perendimi ndersa vendet Arabe jo vetem qendruan duarkryq por mbajten hapur krahun e Serbise fashiste. Te kthesh Kosoven sot ne obskiurantizmin otoman e te mbuloosh grate me shami eshte sikur ti besh karshillek Evropes dhe ti japesh ze propogandes serbe qe i nxjerr shqiptaret si bartes te islamizmit radikal dhe si rrezik per kulturen Evropiane. Dhe ne gjithe ket fajin e ka dhe do ta paguaje Al Bin Kurt Talebani. Eshte koha qe antaret me mend ne koke dhe patriote ne VV ta ndalijne hovin e "Liderit" te tyre fondamentalist dhe t'ja tregojne vendin sa me pare.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lidheni gomarin.

              O copë mishi! O maskara! O mut! 16 vjeç e lart dhe jo 16 vjeç e poshtë. Plehrë.

              Përgjigjjuni
              1. M
                MacGr

                LIDHE GOMARIN. MOS merr vrull kot. As 16 vjec e lart,as 16 vjec e poshte. Dashkan te mbulojne grate se u eksitokan burrat. Ahere te mbulohen burrat se qenkan kafshe pa arsye.I hedh percen gruas e mban ne erresire dhe do leshe ato qe shkojne ne shkolle te mbulohen me shami,JO ,NUK DO MBULOHEN.KURTIT PO JA MBAJTI B..nga norvegjezja te mbuloje vajzen e tij.Vajzat shqiptare do shkollohen dhe e do luftojne per emancipimin e shoqerise sepse i perkasim qytetrimit perendimor.Nuk jemi arabe,nuk kemi luftuar ne Qerbela.Kur do ta kuptoni kete o njerez pa tru.

                Përgjigjjuni
            2. B
              Bato

              Zotit Kajo, pergezime! Artikull i qarte, qendrim i qarte dhe ide e kulture qe duhen shperndare.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eshte Kurthi qe po i ngrihet Kosoves me e zhduk !

                Eshte Kurthi i Radhes qe po i ngrihet Kosoves per ta zhdukur nga Harta mbas Kurthit qe i bene Drejteuesve te UCK-se me Dosje e te Sajuara e Deshmitare te Rreme e njejta Taktike e Metoda ,si beri edhe Dick Martin me Del Ponte per Trafiqe Organesh ne Shtepine e Verdhe ,te mbeshtetur edhe nga bytheci qe mer ala Oksigjen Shqiperia lulezime basha ! _ Per aq kohe sa Shqiptarete Kosoves do hahen e grinden me budalliqe dhe ndemjet vedit , Politikat Antishqiptare Shekullore qe kan te Njejtin Regjizore ate qe Coptoj Shqiperine me 1913 -en nuk do ndalen se Sulmuari e shkaterruari gjithcka shqiptare ne Shqiperi e kudo ne Ballkan . Naiviteti qe shqiptaret po tregojne dhe se te kapur nga Drejtesia e Mediat qe i Menaxhon Djalli i Mallkum Antishqiptare si ne Kosove edhe ne Shqiperi , mosreagimi do i vendosi shqiptaret ne pozita shume te disfavoreshme perball ksaj Politike Agrersive Moderrne qe ben Bota sot kunder Shqiptareve . Mister Bin ka me shume se nji vite qe ben gjasme shkon e ben Bisedime me Vucicin per zgjedhjen gjasme te problemeve ,dhe qe Rezultatet jane Xerro nga te gjitha Takimet - sepse eshte e qarte ,ata nuk bisedojne fare Ato Cfar japinb Medieve se do disktuojne ,por Bisedojne si do ta Fusin Kosoven ne thesin e Politikes Serbe , per me i marr frymen !

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sam

                  Ne kushtet kur Sorosianet dhe perverset etj te perendimit kerkojne ta shnderrojne rinine ne pederaste e transgender, kur ne shkolla duan ti corientojne femijet me edukata preverse qe seksi eshte fluid mendoj qe Kosova ben mire te mbroje shoqerine trandicionale mijera vjecare nga preversitetet. Duket qe Islami ndihmon ne kete drejtim. Nga ana tjeter duhet mbajtur balance. Gjithsesi e ardhmja e Ballkanit nuk eshte Europa qe po shkaterrohet por Turqia dhe Turqia ka qe e gjithmone e ekuilibruar. Kur kristianet e Europes digjnin shkencetaret ne turrat e druve Turqia muslimane ishte tolerante. Sot kur perversat Sorosiane te perendimit jane fokusuar te degjenerimi i rinise Turqia ka nje shoqeri te paster.

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    em

                    ORE SAM SUM: PO shko ore ne turqi apo arabi Shqiptaret nuk i lidh asgje me kulturen e tyre.Sa per ato qe thua,perversitetet.,i ke me shume aty ku mbulohen Tenxherj vlon me fort kur ka kapak. NUK TE CON NJERI ME ZOR NE DEGJENERIM POR VETEM KUR TA KA QEJFI. Saper degjenerimin e shoqerise Sorosiane,do jesh nga ata kaqolet e Sales, mos te perdor ndonje epitet poshterues.Dhe se sa te paster e ka shoqerine Turqia ,shko jeto atje dhe mos na bej propagande te felliqur,te kalbur,pragande djegie shkencetaresh o idiot.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Antiturku

                    Ooooo Sam , te dhjefsha Turqine islamike , qe e la Ballkanin dhe sidomos Shqiperine 500 vjet prapa botes .

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fisnik

                      Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, pra Shefi i myslimanëve atje, Sulejman Rexhepi, apo Mulla Sula, siç e kanë quajt, ka shkruar Memuaret, kujtimet e veta. Ai tregon se ka qenë spiun i shërbimit sekret jugosllav UDB, pastaj edhe i shërbimit sekret të Maqedonisë, qysh nga fillimi i studimeve. Thotë se karriera e tij prej spiuni filloi në aeroportin e Beogradit. Në Memoaret ai tregon se Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, haxhi Sabri Koçi nuk bënte asgjë pa e pyetur ate, Mulla Sulën. Sabri Koçin e quante "injorant në punët e fesë". Nga kjo mund të kuptohet se Mulla Sula e kishte "këshilluar" Sabri Koçin që myslimanët e Shqipërisë për çdo festë të bajramit të falen në sheshin kryesor të Tiranës, në Sheshin Skënderbej! Kjo bëhej për t'i dhënë Shqipërisë imazhin e një shteti islamik. E gjitha bëhej me porosinë e UDB në kohën kur serbët pregatiteshin për ndryshime të mëdha gjeopolitike. Tash po ndodhë e njëjta gjë por këtu ka gisht edhe Erdogani i cili ka marrëdhënie të shkëlqyera me Vuçiqin!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje