Harta e Komisionit Europian që irritoi qytetarët e Ballkanit Perëndimor: Ku janë shtetet tona?

12 Gusht 2022, 16:05Rajoni TEMA

Harta e Komisionit Europian që irritoi qytetarët e Ballkanit

Qindra qytetarë të Ballkanit Perëndimor kanë shpërthyer në komente kundër një postimi të bërë nga Komisioni Europian.

Këta të fundit në rrjetet e tyre sociale kanë publikuar një hartë me simbole që karakterizojnë çdo vend të unionit, por kanë lënë jashtë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë.

Serbia, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë lënë vetëm me një tokë jeshile.

Kjo nuk është pëlqyer nga qytetarët e këtyre vendeve të  cilët kanë kritikuar Komisionin Europian për këtë lënie jashtë të Ballkanit Perëndimor.

2 Komente

  1. D
    Detari

    cfare te vene ne balkanin perendimore, minare dhe plehra?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisnik

      Edhe ju nuk e përmendët Kosovën edhe pse harta e tregon mirë!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje