Polici del jashtë kontrollit në spital, godet infermierët dhe kyç dyert: Do t’ju vras, do t’ju djegë

12 Gusht 2022, 13:47Rajoni TEMA

Polici del jashtë kontrollit në spital, godet infermierët dhe

Një burrë ka sulmuar dhe rrahur infermieret në spitalin e Lamisë mbrëmjen e së enjtes. Shkak për këtë është bërë një pacient 44-vjeçar i Klinikës së Patologjisë, i cili është punonjës policie me shërbim në Drejtorinë e Policisë së Atikës.

44-vjeçari ka rrahur brutalisht një infermiere dhe e ka shkelmuar një tjetër në bark dhe këmbë, ndërsa kërcënon personelin e katit të 5-të të spitalit të Lamisë. Pak më herët ai kishte tentuar të mbyllte dyert e Klinikës, duke shkaktuar tmerr te infermierët dhe pacientët e tjerë .

Madje në këtë ngjarje ka ndërhyrë edhe ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris ka kontaktuar me dy infermierët në Lamia. Ministri u tha atyre se do t’i mbështesë plotësisht në betejën e tyre ligjore dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.


Kronologjia e ngjarjes

Sipas lamiareport.gr , gjithçka nisi kur infermierët kujdestarë u njoftuan nga një pacient tjetër  se 44-vjeçari ndodhej në ballkon duke bërtitur dhe sharë. Ata vrapuan menjëherë për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo 44-vjeçari i ka parë i ka sharë në mënyrë vulgare dhe i ka kërcënuar se do të djegë spitalin .

E hutuar, infermierja e parë e këshilloi të qetësohej dhe i kërkoi të dinte se çfarë po ndodhte. Përpara se gjërat të dilnin jashtë kontrollit, 44-vjeçari kërkoi që babait të tij të mjekohej, ndërsa vazhdonte të bërtiste dhe të shante. Me rekomandimin e infermieres që të mos bërtiste, ai u kthye dhe i hodhi në fytyrë dosjen me dokumentet dhe e kërcënoi se do t’i vriste të gjithë.


Lëvizja e tij e radhës ishte mbyllja e dyerve të Klinikës duke shkaktuar tmerr se çfarë mund t’u bënte pacientëve dhe të shtruarve të tjerë. Infermierja hapi menjëherë derën por ai e goditi me grusht në fytyrë, duke i rrëzuar maskën dhe duke thyer syzet që mbante. Më pas ai e hodhi poshtë dhe filloi ta godiste kudo që të mundte.

Edhe kolegu i saj që tentoi ta shpëtonte , u godit me dy shkelma në bark dhe në këmbë. Në momentin që sigurimi dhe policia mbërritën, 44-vjeçari kishte dalë në ballkon duke mbyllur dyert e ballkonit. Me shumë përpjekje, kolegët e tij të policisë, arritën ta nxjerrin jashtë dhe ta çojnë në Drejtori.

Arrestohet për lëndim trupor

Burri është arrestuar me akuzën e lëndimit trupor, keqtrajtimit verbal dhe prishjes së qetësisë. Infermieret fatkeqe shkuan në Urgjencë për t’u ekzaminuar, njëra madje është dashur të transportohet me ambulancë për shkak të sulmit të dhunshëm që ka marrë. Sipas vlerësimeve të para të kolegëve, ata janë relativisht mirë fizikisht, megjithëse tronditja që kanë pësuar ka qenë po aq e madhe. 44-vjeçari me kërkesë të të afërmve do t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik. 

4 Komente

  1. K
    Kritiku

    Si mos te te vije per te vene duart ne koke me te tille gazetare qe sjellin te tilla lajme? I kane trute ne vend apo i kane derguar me pushime te pergjithmonshme? Jepen detaje te hollesishme qe asnjerit nuk i intersojne tregon edhe emrin e qytetit qe quhet Lamia, por si mund ta dije lexuesi se ku ndodhet ky qytet? Çfare eshte "kyçi i deres"? Mos e keni fjalen per çelesat? Kur do te mesoni qe ne nje gazete shkruhen ne gjuhen standarde? Lajm eshte ky qe sillni? Pika qe nuk iu bie, ju dhe atyre qe ju kane punesuar!

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      Keta jane duke u testuar nga Mero Baze ,ndaj edhe kane vershuar te gjithe ne Greqi!Nje gazetaruc sot fliste per kryetarin e PASOK-ut qe e quajne Niko dhe ne shkrim e siper ai qenerka konfliktuar me Kryeministrin e Greqise qe edhe ai e paskerka emrin Niko,ku te gjithe e dinim se e kishte Kirjakos dhe ky i kishte zbuluar emrin e fshehur.Keta jane kazani mediatik qe qytetari Edi i ka percaktuar si asortimente te kalbura te kazanit mediatik .Ndaj mos u çudisni se s'keni pare gje akoma.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        « ..do t’ju djegë »? Jeni monstra fare, nuk dini as të zgjedhoni foljet ne shqip. Veta e parë njëjës bën «do t’ju djeg » pa ë në fund. Të mos flasim për artikullin që flet për kronikën e zezë greke, sikur nuk na mjafton e jona.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vang

          Parruca fol :Pedorimi i shqipes nga shume gazetare eshte per ulerime . Vendosja e ''e'' eshte e zakonshme por ngatrrojne veten e pare te tashmen me te treten ne kohe e kryer dhe i shkruajne njesoj p.sh : une punoj ( tani) .....ai ponoj ( e kryer e thjeshte) Ne fakt duhet:::: ai punoi ( jo me j).Faji i shkolles ?Faji i vete nxenesit? po si u be gazetar? mecfare mesatare/? Nuk lexojne? BESOJ eshte kjo e treta.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje