Tensionet Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan Hill: Më 1 shtator shoh mundësi më të madhe për përparim sesa për konflikt

11 Gusht 2022, 16:42Rajoni TEMA

Tensionet Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan Hill: Më 1 shtator shoh

Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mendon se më 1 shtator ditën kur do të fillojë implementimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit nuk do të ketë tensione mes palëve.

Përkundrazi top-diplomati amerikan, ndryshe nga udhëheqësit serb që çdo ditë deklarojnë për përshkallëzim të situatës në Veri, shpreson se me 1 shtator çështja e targave dhe kartave të identiteti do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

“Unë sinqerisht mendoj se ka një mundësi më të madhe për përparim real në dialog sesa për probleme. Është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë më shumë në zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme, ata kanë ndërmjetësues mjaftë të mirë nga BE-ja”, ka thënë Hill, i cili gjatë ditës ju është përgjigjur afro 400 pyetjeve dhe komenteve në Twitter dhe Facebook që qytetarët i bënë atij.

I pyetur se pse SHBA-të e mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, por jo atij të Serbisë, Hill ka nënvizuar faktin se situata në Ukrainë nuk është i krahasueshëm me atë të Serbisë.

“Bëhet fjalë për një fqinjë që sulmoi Ukrainën, civilët e saj dhe vazhdon të bombardojë qytetet e saj. Ukraina me të vërtet duhet të luftonte kundër atij sulmi absolutisht keqdashës nga Rusia, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur krahasojmë situatën në Ukrainë me atë të disa dekadave më parë”, ka shtuar ai.

Ndryshe Albin Kurit, kryeministri i Kosovës, disa ditë pas depërshkallëzimit të situatës në Veri, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, theksoi se “ka pasur rrezik të përshkallëzohej situata në Veri gjatë tensioneve të ditëve të para të gushtit”, duke shtuar se “rreziku ekziston” ende, “por ne bëjmë gjithçka që atë ta minimizojnë”.

E ndërsa të enjten në një konferencë për media presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pretenduar se Qeveria e Kosovës dëshiron të sulmojë Veriun e Kosovës dhe të likuidoi serbët nga shtëpitë e tyre, me pretekstin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Lini një Përgjigje