BE i ‘tërheq veshin’ Greqisë: I kërkon informacion zyrtar për skandalin e përgjimeve

12 Gusht 2022, 12:21Rajoni TEMA

BE i ‘tërheq veshin’ Greqisë: I kërkon informacion

Komisioni Evropian i ka dërguar një letër ambasadorit helen në Bruksel kërkesë për informacion mbi hetimet në vazhdim për skandalin e përgjimit të liderit të partisë së tretë më të madhe në vend, Nikos Andhrulaqis.

Vërejtjet i referohen përgjimeve të bëra nga Shërbimi Informativ Kombëtar, për të cilat kryeministri grek, Nikos Micotaqis e pranoi të hënën se kishte dijeni për rastin.

Organi ekzekutiv i BE-së ka kërkuar detaje që kur kreu i Shërbimit Informativ Andhreas Konteleon dhe sekretari i Micotaqis Grigoris Dhimitriadhis dhanë dorëheqjen pasi kreu i PASOK bëri me dije se kishte qenë nën përgjim vitin e kaluar.

Dy javë përpara publikimit të skandalit, raportet e organizatave ndërkombëtare theksonin se disa gazetarë ishin përgjuar në vitin 2021 përmes softuerit famëkeq izraelit të përgjimit spyware.

Një tjetër gazetar dyshohet se ishte monitoruar nga inteligjenca greke, thuhet në dokument, duke iu referuar alarmeve të platformës së gazetarëve të Këshillit të Evropës.

Megjithatë, siç citohet në Raportin e BE-së për Sundimin e Ligjit, qeveria greke mohoi përfshirjen e saj në përgjimin e gazetarëve.

Në fillim të kësaj jave, Komisioni Evropian tha se priste që autoritetet grke të shqyrtojnë tërësisht akuzat që rrjedhin nga skandali i përgjuesit predator.

Zëdhënësja e këtij institucioni tha se çdo përpjekje e shërbimeve të sigurisë kombëtare për të hyrë në mënyrë të paligjshme në të dhënat e qytetarëve, përfshirë gazetarët dhe kundërshtarët politikë është e papranueshme.

Skandali i përgjimeve dhe pranimi nga Micotaqis se ai kishte dijeni ka vënë në pozicion të vështirë kreun e qeverisë çka mund ta çojë deri në rrëzimin e kabinetit të tij.

1 Komente

  1. N
    Nikos

    Ha ha ha ha sa kom qesh me kete gazetarruc qe i ka mbere te te gjithe perssonalitetet ne fjale Nikos Andhrulakis ,kryeministrin e Greqise Nikos Miçotakis!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Me pak fjale te gjithe Nikos!Po as emrin si ke degjuar ndonjehere ore gazetaruc qe vetem perktheni pa ditur se çfare.

    Lini një Përgjigje